Vasili: Shkalafitet Rama, ja kalon dhe Vuçiçit: Ish-Jugosllavia është më e mirë se BE

Vasili: Shkalafitet Rama, ja kalon dhe Vuçiçit: Ish-Jugosllavia është më e mirë se BE

18:46, 08/12/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ironizuar takimin e Ramës me 27 liderët europianë që u bë me datë 6 Dhejtor në Tirane, teksa kujton se vetëm një ditë pas, Rama shkoi në Bruksel ku mbajti një tjetër qëndrim pro-serb.

Vasili, ndër të tjera shkruan se edhe Vuçiç është më i përmbajtur se Rama përsa i takon qëndrimit pro-serb.

Statusi i plotë i Vasilit:

Shkalafitet Rama, ja kalon dhe Vuçiçit dhe thote:"Ish Jugosllavia eshte me e mire se BE"!(VIDEO).

Rama tha dje ne Bruksel me gojen plot se :

"Ish Jugosllavia ishte me mire se BE".

Kroatet,boshnjaket,malazezet,sllovenet,

maqedonasit paskan luftuar kot dhe per hiçgje per tu larguar nje ore e me pare nga ish Jugosllavia.

Kroatet,boshnjaket,malazezet,sllovenet,

maqedonasit luftojne kot sot per te qene pjese e BE-se.

Karagjozi Edi Rama nje dite pas Summit-it, ku jua shpifi te gjitheve me provincializmin e maxhordomit dhe ne nje dekor te nje komune fshati, nuk duroi dot dhe shkoi me vrap ne Bruksel ku leshoi gomarllekun proserb te radhes

Edhe Vuçiçi vetpermbahet ne aparence dhe nuk flet broçkulla te tilla dhe nuk e gjen dot nje proseb me te te trashe se ky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco