Rama dhe Xhaçka: Ne po e largojmë Yuri Kim. Drejtuesi i SPAK zgjidhet nga ne!

Rama dhe Xhaçka: Ne po e largojmë Yuri Kim. Drejtuesi i SPAK zgjidhet nga ne!

18:37, 08/12/2022
A+ Aa A-

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri sot një njoftim të zakontë, duke bërë të ditur se kanë nisur procedurat për largimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim

Tingëllon e çuditshme, por gjithçka është bërë nga një institucion shqiptar dhe jo nga përfaqësia diplomatike e SHBA në Tiranë, apo nga Departamenti i Shtetit.

Madje Ministria e Jashtme nëpërmjet postimit në Twitter thotë se di edhe kush do të vijë ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, por që nuk ia thotë emrin për shkak se nuk ua lejon procedura. 

Pra, deri në këtë moment Rama dhe Xhaçka kanë marrë atributet e Kongresit e Senatit amerikan ku kalojnë procedurat e DASH që bën emërimin. 

Image

Të gjitha të dhënat flasin se Yuri Kim po largohet nga Edi Rama. 

Përplasjet e Ramës me ambasadoren amerikane janë të hershme tashmë dhe lufta mes tyre nisi për kreun e ri të SPAK. 

Njoftimi i bërë sot me urgjencë nga Olta Xhaçka është mesazhi që jep Edi Rama se e ka ai në dorë zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco