Murati: Protesta s'kishte tendencë për dhunë, Berisha edhe i gjakosur dha mesazhe për qetësi e paqe

18:31, 08/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv sulmin ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, në protestën e 6 dhjetorit. Murati tha se ajo që ndodhi është e rëndë ndërsa shtoi se vendi ka përjetuar situata tensioni politike shumë të mëdha dhe ka pasur raste kur kundërshtari i Sali Berishës, Fatos Nano ka qenë në burg, dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje që ta godasë.

"Sharje, fyerje e neveri të Ramës ndaj opozitës, inspirojnë njerëz që mund të kenë shqetësime të tilla."-tha Murati.

Murati tha se protesta ishte paqësore dhe s'kishte fare tendencë për të pasur dhunë. Gazetari shtoi se Sali Berisha edhe pse i gjakosur, dha mesazhe paqeje dhe qetësie.

"Më emocional ishte Ilir Meta që tha 'mbaroi koha e fjalëve, është koha e veprimeve'. Berisha doli tha të protestohet paqësisht dhe i tha policisë të lirojë fatkeqin.

E pëlqen apo jo politikisht Berishën, ai tregoi se është kafshë politike. Berisha kur ishte momenti fare lehtë për të ndezur turmën, ai bëri thirrje për protestë paqësore."-tha Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco