Atentati ndaj Berishës/ Salianji: Autori s'është i sëmurë! Është i nxitur dhe i paguar, duket profesionist

18:23, 08/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaron se atentati ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha në Bulevard është skenar i parapërgatitur. 

Task Force, në Syri Tv me Sonila Meço, Salianji tha se autori, i paguar dhe i nxitur nga pushteti, ka studiuar terrenin dhe ka patur për qëllim të godasë Berishën brenda perimetrit të selisë, për t'i dhënë ngjarjes motivet e përplasjes brenda PD. 

Deputeti demokrat e quan precedent të rrezikshëm goditjen e kryetarit të PD, ndërsa shton se institucionet shtetërore janë të pabesueshme. 

"Të gjithë elementët tregojnë që kanë gjetur një njeri që ta bënin ngjarjen të besueshme. Ka qenë e parapërgatitur. Nga pamjet që duket që vjen rrotull PD, mund të jetë tentuar të që të bëhej goditja brenda ambienteve të partisë për të nxitur idenë që ka një luftë dhe është përpjekje e përplasjes së brendshme të PD. Këta i kanë përdorur këta. Policia e Shtetit dhe institucionet shtetërore janë të pabesueshme. Merrni rastin e Veliut kur tha që nuk kishte materiale zgjedhore në Elbasan, bashkë me prokurorin. Po ashtu kanë nxjerrë përgjigje zyrtare të Prokurorisë se si Ardi Veliu dhe dy drejtues të tjerë të lartë, njëri i arrestuar për ngjarjen e Elbasanit, Albert Nushi dhe Andon Marku paguanin një dëshmitar të rremë, një Alfred Alizoti, po nga kjo kategori për ta nxitur si dëshmitarë të rremë.

Këta marrin njerëz kontigjentë dhe i përdorin në momente të caktuara për të prodhuar ngjarje të këtij lloji. Kjo është një ngjarje e paprecendentë. Qytetarët e dinë që komunistët të vrasin për pushtet, mund të ndodhë gjithçka, por në këto 32 vite nuk ka ndodhur që të ketë dhunë ndaj politikanëve, sidomos zoti Berisha që në këto 32 vite ka kaluar çdo funksion dhe që drejton dhe është lideri i opozitës.

Pra, nuk ka ndodhur dhe është një precedent i rrezikshëm që mund t'i kthehet kundër kujtdo. Autori ka kaluar nga selia, vjen në Bulevard, hyn në turmë në mënyrë të programuar, goditja është prej profesionisti, i përgatitur prej kohësh, pra nuk është një goditje e një njeriu që ka inat personal, duket që është i nxitur, është paguar, është profesionist ai. S'mund t'i thuhet i sëmurë. Rama ka përdorur veglat e veta dhe janë përdorur veglat në nivele të ndryshme, secili prej niveleve e ka bërë atë, interesi duket që është i tij (Ramës)", tha Salianji. 

Sipas tij, akte të tilla i frymëzon gjuha që përdor Edi Rama ndaj opozitës dhe lidershipit të saj. 

"Madje dhe reagimin që bëri përmes zyrës së shtetit tha se, këto janë gjëra që ndodhin". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco