Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sulmi ndaj Berishës, Topalli: Ky agresion është vetëm politik

Sulmi ndaj Berishës, Topalli: Ky agresion është vetëm politik

15:13, 06/12/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Jozefina Topalli ka reaguar pas sulmit ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke e quajtur një nga momentet më të errëta në historinë 30 vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Sipas Topallit, ky është vetëm një sulm politik dhe se opozita e din kush është frymëzuesi.

Topalli: Agresioni ndaj kryetarit të opozites zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte një proteste kundra pushtetit aktual, është një nga momentet më të errëta në historinë 30 vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Ky agresion është vetëm politik.

Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjetër ndaj dhunës brutale të ushtruar me të gjitha format ndaj opozitës shqiptare e mbi të gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.

Kjo vjen pas shtyrjes së gjyqit për emrin e Partisë Dëmokratike.

Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes së ish-kryetarit të PD për 10 vite; kjo vjen pasi disa deputetë pseudo opozitar përpiqen në çdo formë të dëmtojnë misionin e shenjtë të opozitarizmit.

Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit të opozitës është pa burrni.

Agresioni ndaj kryetarit të opozitës në protestë është thelbi i kulturës të dhunës dhe i mos pranimit të misionit opozitar!

Lironi agresion.

Opozita e din kush është frymëzuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco