Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ Berisha: Hakmarrje e çmendur, Rama dhe Balluku do paguajnë dëmshpërblimin

12:48, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot për mediat sulmin ndaj ‘Prestige Resort’. Berisha tha se Edi Rama dhe Belinda Balluku do paguajnë të gjitha dëmet ndaj pronarit të këtij resorti. Berisha tha se sulmi vjen për shkak të qëndrimeve të medieve të pronarit Irfan Hysenbelliu.

“Unë gjithashtu dua të denoncoj me forcën më të madh, aktin kriminal, hakmarrjen primitive, të turpshme, antiligjore, antikushtetuese të Edi Rramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që është njëkohësisht pronar mediesh.

Ju garantoj që kjo që shihni aty, nuk ka asnjë lidhje tjetër,përveç hakmarrjen e egër dhe primitive të Edi Ramës, për qëndrimin që këto media kanë mbajtur në informacionin për qytetarët shqiptarë.

Unë kam këtu shkresën ku IKMT në vitin 2017, merr përgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave. Pra, ka leje dhe çdo gjë.

Ky akt i shëmtuar i një njeriu të sfazuar nga fakultetet mendore, i një njeriu që përfaqëson errësirën, arkaizmin më të thellë njerëzor në hakmarrje, është kjo që ndodh sot, në një ditë si kjo, që është një ditë e veçantë, se një burrështetas i një vendi të madh viziton vendin, ndërkohë që fadromat e një njeriu të verbër i futen një resorti ku PS ka zhvilluar dhjetëra e dhjetëra aktivitete elektorale.

Një gjë ju siguroj, se do jenë taksapaguesit shqiptarë që do paguajnë urrejtjen e këtij karakteropati si në rastin e Agonit dhe në raste të tjera.

Këtë herë do i paguajnë një për një, ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh të dëmshpërblehet nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Kjo vjen pas televizionit Ora, që ky i çoi Arapin e zi për xhandar.

Ky është një njeri i çmendur nga fobia mediatike. Ky jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër, por si kryetar i një organizate kriminale. Por opozita shqiptare do bëjë gjithçka dhe do e hedhë atë ku e meriton,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco