Dështimi i negociatave për bashkimin e PD/ Lela: Vendimi i grupit të Alibeajt, vetëvrasje politike

18:53, 01/11/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për të braktisur bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike.

Alfred Lela tha se Enkelejd Alibeaj nuk e dëmton PD-në ndërsa shtoi se bashkimi do bënte punën e vet. Sipas tij, ka ende shpresë për bashkimin e palëve, por vendimin grupit të Alibeajt e quajti vetëvrasje politike.

"Primaret janë platformë e shkëlqyer e bashkimit nëse me grupin tjetër është e pamundur, me pjesë të këtij grupi me individë nga ky grup duke i ofruar platformën e pimareve ku mund të dalin nga qorrsokaku dhe të bëhen individë dhe eksponentë politikë përmes primareve. Të vijnë të votohen. Ka ende shpresë për negociata dhe bashkim. Ka vullnete të ndryshme në atë grup që nuk mendojnë të gjithë njësoj. Ky vendim i sotëm mendoj se është një vetëvrasje politike."-tha Lela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco