VIDEO-SYRI TV/ Java e tretë e bojkotit, pedagogët: Do të hyjmë në grevë urie

14:12, 01/11/2022
A+ Aa A-

Pedagogët i lënë afat qeverisë edhe ditën e nesërme që t’u kthejë përgjigje për kërkesat e tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë urie. Këtyre deklaratave, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur përmes rrjeteve sociale, duke i cilësuar njerëzit që bëjnë greva si pa fe e pa atdhe.

Nga SYRI TV

E mërkura është dita e fundit që pedagogët i kanë lënë afat qeverisë për t’i kthyer përgjigje për kërkesat e tyre, në të kundërt përsërisin qëndrimin se do të hyjnë në grevë urie. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi zbuloi detaje në lidhje me organizimin e grevës.   

Pas kësaj deklarate ka reaguar në Twitter kryeministri Rama, i cili nuk u ka kthyer asnjë përgjigje pedagogëve lidhur me kërkesat, por ka zgjedhur t’i ofendojë: “Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”

Teksa kanë hyrë në javën e tretë të bojkotit të procesit mësimor, pedagogët vijojnë me thirrjet për plotësim të kërkesave, ndërsa së fundmi kanë vendosur për përshkallëzim të protestave nëse nga qeveria nuk merret asnjë masë konkrete për realizimin e tyre. 

Gazetare: F. Çela

Operator: M. Dervishi

Montazhier: H. Maloku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco