VIDEO/ Edi Rama dhe Sali Berisha, dy standardet e komunikimit në Odën Dibrane

14:48, 29/10/2022
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj.

Odat Dibrane ndër dekada në malet e Shqipërisë së epërme janë cilësuar si universitete dhe gjykata ku kanë marrë zgjidhje probleme jetike për fatet e zonës dhe vendit e ku shthurja e gojës dhe vulgu kanë qenë gjithmonë tabu.

Gojëtaria përpara dibranëve për çdo politikan ka qenë e vështirë, e këtë të shtunë (29 tetor) në një takim më operatorë turistikë të Dibrës, kryeministri Rama shkeli sërish çdo kod komunikimi publik, duke përdorur fjalor që nuk i shkon për shtat të parit të vendit. 

"Do vij nga rruga e re, nuk vij a u bërë rruga, nga rruga e re do t'i dërgoj një selam hani m... atyre që nuk kanë  lënë llaf pa thënë pa thënë për atë rrugë, nuk e di sa herë e kanë premtu dhe asnjë herë së kanë bërë, si Rrugën e Arbrit. Dibranët e kanë instiktin kush është kush, ndaj u kanë kthyer kurrizin, e ta harrojnë se ua shohin më gjoksin dibranëve", tha Rama.

Në video paraqiten dy standardet e komunikimit të dy liderëve politikë Edi Rama dhe Sali Berisha në raport me qytetarët e një treve më trashëgimi e histori të spikatur.

Lexo edhe: Kryeministri lëshon gojën para dibranëve: Një selam 'h...m', skeptikëve të Rrugës së Arbrit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco