Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkullaku: Rama i përdor rruspat si do vetë! Të besosh se regjimi rrëzohet me votë, je idiot

21:30, 05/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Armand Shkullaku teksa komentonte situatën politike në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv tha se Rama po instalon një regjim dhe po i përdor rruspat si do vetë.

Sipas gazetarit Armand Shkullaku, të besosh se një regjim rrëzohet me votë, do të thotë të jesh idiot.

"Ne sot kemi një regjim i cili thotë, zgjedhjet i bëj unë, ligjin zgjedhor e ndryshoj, lekët i ndaj si dua unë, të fortët e banditët i përdor si dua unë, ndërkombëtarët i përdor si dua unë, ju mbyllni gojën, ose do vini te unë t’iu jap një kockë, ose do përfundoni.

Dal te ajo që kemi thënë vite më parë, të besosh që një regjim rrëzohet me votë, është që të jesh idiot.”-tha Shkullaku në ‘Çim Peka Live’.

Shkullaku u shpreh se Rama po tenton hapur të eliminojë me ligj opozitën, ndërsa shtoi se kushdo që i jep një llustër ‘demokracie’ mazhorancës, është padyshim pjesë e regjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku06/09/2022 08:33

Nderime z. Shkullaku! Si gjithmone shume i sakte dhe aktual ne analizat tuaja. Eshte e pamundur te permbyset ky regjim monist me vote, kur votat jane blere dhe siguruar 1 vit para zgjedhjeve. Po cuditem shume nga kjo terheqje e znj. Kryemadhi dhe mundohem ti jap spjegim ketij qendrimi. Mund ta spjegoj me nje kercenim te madh ose " terhiq e lesho" per interesa personale. Vec kujdes se kete rradhe nuk hidhet lumi me nje" mia colpa", nuk ka me kohe te provohen eksperimente elektorale, te bera si ne te kaluaren!!

Shto koment

Denonco