Arjan Curi: Jo opozitë fjalësh, zbehet besimi në popull!

21:27, 05/09/2022
A+ Aa A-

Analisti Arjan Curi analizon leksikun e opozitës në raport betejën e saj me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. 

Në Çim Peka Live, Curi tha se liderët e opozitës, duke iu referuar deklaratave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk duhet të bëjnë inflacion fjalësh çdo ditë, pasi kjo zbeh besimin në popull. 

Arjan Curi: Zoti Meta tenton të shkaktojë inflacion fjalësh, sa herë që del thotë se do ta marrim zvarrë, do ta hedhim në Lanë, në det, në oqean dhe të nesërmen sërish thotë do ta hedhim në oqean, ndryshon detin dhe përroin. Unë kam merakun se mos kjo opozitë bëhet thjeshtë opozitë fjalësh, dalin çdo ditë në konferenca shtypi, kërcënohet se do të bëhet hataja, do ta zvarrisim, do ta bëjmë copa...tentohet zbehja e besimit të tyre në popull. Është më mirë të thuash se po organizojmë diccka që mund të jetë në fund të shtatorit, në tetor, apo në zgjedhjet e ardhshme lokale, se sa të thuash të njëjtën histori çdo ditë, ujku, ujku dhe kur të vijë ujku tamam, njerëzit të mos vijnë. 

Teoria bazohet mbi praktikën dhe thuhet që vendi bie në regjim kur opozita nuk ekziston. Nëse opozitat janë të dobëta vendet rrëshqasin në autokraci, në regjime. Nëse opozitat janë të forta, vendet rrëshqasin në anarshi. Në të dyja rastet opozita është treguesi dhe sa e shëndetshme është ajo për demokracinë. Unë i kërkoj llogari të fortë zotit Bocci dhe Kryemadhi të dy partive më të mëdha opozitare.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco