Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Me qindra marrin rrogat pa vajtur në punë’/ Berisha: OSHEE vjedh qytetarët! Administrohet nga patronazhistët

‘Me qindra marrin rrogat pa vajtur në punë’/ Berisha: OSHEE vjedh qytetarët! Administrohet nga patronazhistët

14:43, 05/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me OSSHE, ku qindra punonjës marrin rrogën pa shkuar në punë dhe ndërmarrja vjedh taksat e qytetarëve nëpërmjet firmave fiktive private.

‘OSHEE vjedh qytetarët. Ndërmarrjen e administrojnë patronazhistët’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

OSHEE vjedh qytetarët. Ndërmarrjen e administrojnë patronazhistët.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmengjes zoti Berisha, une qe po ju shkruaj jam punonjës i oshee, kam qene drejtues i nivelit te dytë ne pune deri sa me zbuluan patronozhistet orientimet e mia politike tani jam punonjës i thjeshte edhe pse jam me arsim te larte dhe mjaft i aftë ne ate pozicion pune ku isha. Probleme ne oshee ka me mijera ne saj te keqmanagjimit te ketij operatori, por do ngrej dy probleme; ne radhe te pare punonjësve Kane ate nivel page qe ne 2013, shefat jane emeruar te gjithë patronozhiste dhe pa asnjë lloj begraundi ne kete operator, me qindra marrin rroga kot pa vajtur ne pune, makinat qe duhet te jene ne dispozicion te punonjësve, i mbajnë vetem keto drejtues patronozhiste. Problemi i dytë dhe me i madh eshte vjedhja qe i behet taksapaguesve, nepermjet dy firmave nenkontraktore laboratorike qe jane 3G, dhe  VME. Nepermjet ketyre dy firmave testojnë matesat pa asnjë lloj kriteri. Kostoja e një testimi matesi varion nga 3000-6000 leke te reja. Llogarite sa matesa ka e gjithë Shqiperia. Kjo eshte super vjedhje qe po bëhet ne oshee

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alma05/09/2022 18:08

Po është.mëse e vërtetë .Patronazhistët janë me dhjetra që.marrin rrogën kot nëpër institucione të.ndryshme! Një punon, 15 të tjerë dredhin zinxhirin e marrin rrogën kot! Mjafton të shohësh shkollat ,kanë drejtoreshat nga 9 vjet dhe u duket vetja të paaftave sikur e kanë shkollën çifligun e vet.I do partia se ka zgjedhjet.Flasin me arrogancë njësoj si pushteti më.lart Vajza dhe djem që.mbarojnë shkollat për inxh.elektrike shkëlqyeshëm nuk hyjnë dot në punë se është kunati i Taulantit ,miku i Damianit, burri i deputetes, motra e iksit të partisë, mikesha ,shoqja ,shoku, spiunët e partisë,zarat e Edit të gjithë.Turppppppp!

DEMOKRATI I BAZES05/09/2022 15:58

Nuk eshte vetem OSHEE qe ka te regjistruar si rrogetare me qindra patronazhiste, si punonjes fiktiv, qe nuk shkojne kurre ne pune prej 9 vitesh. Jane te gjitha ndermarrjet e bashkive, kompanite dhe korporatat e medha dhe te mesme ne varesi te ministrive te Ekonomise dhe Energjetikes, te Finances, te Mjedisit, te Bujqesise, te Arsimit, te Brendshme, te Mbrojtjes, dhe plot te tjerave me pronare te vetem shtetin shqiptar, qe kane te regjistruar si punonjes qindra dhe mijera patronazhiste dhe antare te partise se Rilindjes, qe marrin rrogat kot, ose pa shkuar asnje dite ne pune ose vijne thjesht per te shtytur kohen dhe per te bere komente dhe Like ne faqet e Kryeminsitrit, Ministrave dhe Kryetareve te Bashkive. Pervec ketyre jane edhe femijet, niperit, mbesat, nuset dhe dhendurret, hallat, tezet, xhaxhallaret, dajot, krushkat dhe krushqit e pushtetareve, deputeteve dhe politikaneve te sektit kriminalo-mafioz "Rilindja"!!! Verifikojini dhe keni per t'i zbuluar qe te gjithe!!! Nga taksat e punonjesve, specialisteve, eksperteve dhe administratoreve te ndershem qe punojne prej dhjetra vitesh me perkushtim, paguhet e gjtihe kjo ushtri paramilitaresh te kuq dhe patronazhistesh te sektit kriminalo-mafioz "Rilindja"!!! E gjithe kjo ushtri hidhet e gjitha ne lufte gjakatre per grabitjen e votave per pushtetin e sulltan-satrapit te Surrelit, te narko-kriminelit Edvin Kristaq Rames, bandes se tij kriminalo-kleptokrate dhe per te mbrojtur rrogat e tyre qe i marrin kot, pa punuar!!!! OSHEE, Posta Shqiptare, Hidrocentralet, Drejtorite e Rrugeve, Portet, KESH, Albkontroll, Dogana, Drejtorite e Tatimeve, Drejtorite Arsimore, Policite e ndryshme lokale dhe rajonale, qe bredhin kot si zagaret e rrugeve pa bere asnje pune dhe pa asnje efektivitet, pa llogaritur administratat e fryra dhe qe po fryhen cdo dite me patronazhiste te rinj.

Shto koment

Denonco