Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita, pranga në derën e Erion Veliajt

Kuvendi i 30 prillit/ Kaso: Delegatët do vendosin për garën e kreut të PD dhe Këshillin Kombëtar

Kuvendi i 30 prillit/ Kaso: Delegatët do vendosin për garën e kreut të PD dhe Këshillin Kombëtar

15:21, 27/04/2022
A+ Aa A-

Të shtunën Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendoset edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD.

Në një prononcim për SYRI TV, anëtar i Komisonit të Rithemelimit të PD-së Ivi Kaso deklaroi se një nga ndryshimet e statutit do të jetë edhe futja automatikisht e deputetëve demokrat dhe krerëve te degëve në Këshillin Kombëtar.  

Në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, Partia Demokratike do të zgjedh anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendos edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD-së.

Sipas Ivi Kaso ndryshimet që do të pasqyrohen në statutin e Partisë Demokratike, do dërgohen në gjykatën e Tiranës për t’u regjistuar.

Kaso bëri me dije se ashtu si në Kuvendin e 11 Dhjetorit, secili delegat që do të marrë pjesë në Kuvend e së shtunës, do të identifikohet me anë të barkod –it. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

landi27/04/2022 17:30

Akoma nuk dihet kush eshte delegat. Apo si gjithmone do ti emeroni diten e fundit

Shto koment

Denonco