Ndërhyrjet e Yuri Kim në PD, Berisha: Nuk është kurrë orientim i vendit të madh të lirisë, është akt individual!

Ndërhyrjet e Yuri Kim në PD, Berisha: Nuk është kurrë orientim i vendit të madh të lirisë, është akt individual!

11:24, 23/04/2022
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur bindjen e tij sot se ndërhyrja e Ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, në proceset e brendshme të Partisë Demokratike është një akt individual dhe jo një orientim i vendit të saj të madh të lirisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nga gazetarët sot në selinë e PD-së për këtë ndërhyrje të ambasadores në vendimet që po merr gjykata së fundmi lidhur me drejtimin e PD-së, Berisha tha:

“Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat, vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh të lirisë. Ky është një akt individual për të cilin në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 23/04/2022 14:09

Doktor, po te jete sjellja e putanes individuale, putana do ishte harruar tani!

Ya23/04/2022 11:55

Po per rrezimin e qeverise se Albin Kurtit qendrim personal ishte ?. Amerika na ben te tilla gjera pasi na konsideron republika bananesh

Shto koment

Denonco