Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Rama mund të konfiskojë çdo tokë në bregdet

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Rama mund të konfiskojë çdo tokë në bregdet

12:43, 16/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një tryezë të organizuar me shoqatën ‘Durrësi’, denoncoi se afera e Portit të Durrësit mund të shtrihet në mbarë bregun.

Ai tha se kjo vjen për shkak se qeveria i ka dhënë të drejtën vetes që të marrë pronat e të tjerëve.

“Thembra e Akilit është se ky skenar mund të shtrihet në këtë formë nga Velipoja deri në kepin e Spillesë.

Gjatë viteve 2009-2010 na ofrohet një biznesmen i njohur gjerman, me një ofertë gjigante, 15 miliard dollarë investime.

Unë nuk i refuzoja edhe ata që dukeshin si UFO, që të mos i jepja shkas askujt që Shqipëria po refuzon investimet. Kështu veprova me këtë.

Më tha se aplikimin e këtij ligji e kishte parë në Egjipt ku ishte ndërtuar Marsala. Si përfundim, kur afrohej finalja, ai kërkoi që gjithë bregun e Shqipërisë, të bëja një ligj të investimeve strategjike si të Edi Ramës, që de facto e bën të paqenë pronësinë. I jep dorë qeverisë që të konfiskojë për qëllime strategjike tokat e të gjitha brigjeve të vendit, përfshi edhe liqenet.

I them faleminderit, nuk bëhet. Ai u zemërua, por unë nuk kisha premtuar. I thashë se kjo është jashtë çdo parimi pasi do të thotë se qeveria të bëhet pa qenë pronar i tokave të privatëve.

Ky është ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike. U them himariotëve dhe Bregut se po ua marrin tokat, ka gjetur ky disa investitorë grekë. Them që PD në pushtet do e anulojë këtë ligj pasi shkon në kundërshtim me qëndrimin e PD ndaj pronës.

Jam plotësisht dakord që baza ligjore është një ligj që në fakt shkatërron sigurinë juridike të pronës private në tërë Shqipërinë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani16/02/2022 14:23

I NDERUAR DOKTOR!! MIRË BËN QË E DENONCON DHE E DEMASKON PËRDITË REGJIMIN DIKTATORIAL NARKO-FASHIST DHE KRIMINAL TË DYSHES RAMA-BRAVA! POR MOS U LODHNI KOT!! PËR SA KOHË QË DO TË JETË NË QEVERI DHE ME PUSHTET SOROSIANËT E SHBA, AZIATIKO-SOROSIANO-AMERIKANËT E AMBASADËS SË SHBA NË TIRANË, DHE NARKO-SATRAPI-SULLTANI SOROSIAN I SURRELIT, AS QË MOS E SHKONI NDËRMEND QË KA PËR T'U NDËSHKUAR DHE DËNUAR NDONJËHERË NË SHQIPËRI KRIMI, KORRUPSIONI, HAJDUTËRIA, KRIMINELËT, TË KORRUPTUARIT DHE HAJDUTËT!!! SI MUND TË DËNOJË DHE TË NDËSHKOJË VETEN NJË KRIMINEL DHE HAJDUT ORDINER???!!! NUK LËVIZ RAMA-BRAVA ME PROTESTA, SADO TË FUQISHME QOFSHIN! PROTESTAT KANË VLERË NË KUSHTET E NJË SHTETI LIGJOR, ME NJË SISTEM DREJTËSIE AMERIKANE, GJERMANE, FRANCEZE, AUSTRIAKE, DANEZE, SUEDEZE, BELGE DHE ZVICERIANE DHE JO ME NJË SHTET DIKTATORIALO-KOMUNISTO-FASHIST TË TIPIT KOREANO-VERIOR, PUTINIST DHE ERDOGANIST! KANË VLERË PËRPARA NJË SHTETI LIGJOR, KU ÇDO DENONCIM PËRBALLET ME DREJTËSINË DHE DEL JASHT KUADRIT TE DEKLARATAVE PUBLIKE DHE MEDIATIKE. KU TË AKUZUARIT VIHEN PËRBALLË DREJTËSISË!

Shqiptaro-Amerikani16/02/2022 13:28

I NDERUAR DOKTOR BERISHA!! MIRË BËN QË E DENONCON DHE DEMASKON REGJIMIN DIKTATORIAL NARKO-FASHIST DHE KRIMINAL TË DYSHES RAMA-BRAVA! POR MOS U LODHNI KOT!! PËR SA KOHË QË DO TË JETË NË QEVERI DHE ME PUSHTET SOROSIANËT E SHBA, AZIATIKO-SOROSIANO-AMERIKANËT E AMBASADËS SË SHBA NË TIRANË, DHE NARKO-SATRAPI-SULLTANI SOROSIAN I SURRELIT, AS QË MOS E SHKONI NDËRMEND QË KA PËR T'U NDËSHKUAR DHE DËNUAR NDONJËHERË NË SHQIPËRI KRIMI, KORRUPSIONI, HAJDUTËRIA, KRIMINELËT, TË KORRUPTUARIT DHE HAJDUTËT!!! SI MUND TË DËNOJË DHE TË NDËSHKOJË VETEN NJË KRIMINEL DHE HAJDUT ORDINER???!!!

Shto koment

Denonco