VIDEO/ Foltorja e Berishës, Koka: Beteja e ish-kryeministrit është fituar me argumente

VIDEO/ Foltorja e Berishës, Koka: Beteja e ish-kryeministrit është fituar me argumente

21:21, 09/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, në një intervistë me Skype në emisionin A Show në Syri Tv, foli për 'Foltoren' e Sali Berishës.

Koka thekson se beteja e ish-kryeministrit Berisha është fituar me argumente.

“Rama mori 300 milionë euro të tjera borxh, në kurriz të shqiptarëve. Gjysma e këtij borxhi do shkojë për kontrata, që qeveria nuk i ka respektuar. KLSH nxjerr shpesh herë raporte skandaloze për borxhet që merr qeveria. Ka shumë që thonë se Berisha një ditë të bukur mund të shkojë te zyra e Bashës dhe ta nxjerrë prej veshi, por nuk është kështu, Berisha është mbi të gjitha institucional.

Berisha ka artikuluar teza për atë që do të ndodhë me rishikimin e statutit të PD. Beteja e Berishës është e fituar me argumente. Lulzim Basha ka vetëm një vulë në PD, që e merr çdo natë me vete në shtëpi. Sa i përket deklaratave të Grenell, në të shkuarën unë nuk kam patur simpati për Grenell për shkak të qëndrimit të tij në raport me debatin për kufijtë e Kosovës, por i bashkohem në mendim në lidhje me George Soros”, u shpreh Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco