Grenell: Soros financon Blinken dhe ky vendos sanksione për kundërshtarët e tij! Skandal!

Grenell: Soros financon Blinken dhe ky vendos sanksione për kundërshtarët e tij! Skandal!

20:47, 06/11/2021
A+ Aa A-

Ambasadori Richard Grenell, shkruan në Twitter se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po sfidohet nga një Gjykatë Ndërkombëtare, duke iu referuar asaj të Parisit, ku ish-kryeministri Sali Berisha e ka paditur për shpifje. 

Grenell thekson se mbështetja financiare që Soros i jep Blinken dhe familjes së tij, përkthehet nga ky i fundit në sanksione që ndalojnë udhëtimet drejt SHBA të kundërshtarëve të manjatit amerikan.  

Ky është një skandal, shkruan Grenell. 

"Sekretari i Shtetit Blinken po sfidohet në një Gjykatë Ndërkombëtare. Mbështetja e madhe financiare e familjes Blinken nga George Soros ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sanksionet e njëanshme për udhëtimet që vendos Blinken ndaj kundërshtarëve të Soros. Ky është një skandal", shkruan Grenell, ndërsa ka etiketuar në postimin e tij kongresmenin Lee Zeldin. 

Kongresmeni Zeldin ishte i pari që i kërkoi llogari Sekretarit Amerikan të Shtetit pas shpalljes së Sali Berishës non grata dhe i kërkoi t'i vinte në dispozicion provat dhe faktet, gjë që Blinken e refuzoi, ndërsa Zeldin u shpreh se nuk ka asnjë të dhënë kundër ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë. 

Postimi
"Sekretari i Shtetit Blinken po sfidohet në një Gjykatë Ndërkombëtare. Mbështetja masive financiare e familjes Blinken nga George Soros ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sanksionet e njëanshme për udhëtimet që vendos Blinken ndaj kundërshtarëve të Soros. Ky është një skandal. Kongresmeni Lee Zeldin po merret me këtë çështje".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco