VIDEO/ Vasili: Fytyra e 'Open Balkan' është ajo foto ku Rama dhe Vuçiç rrinin në rresht përpara Alex Soros

VIDEO/ Vasili: Fytyra e 'Open Balkan' është ajo foto ku Rama dhe Vuçiç rrinin në rresht përpara Alex Soros

18:14, 06/11/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Syri Tv me moderatoren Elisa Gjerani, komentoi takimin e fundit të 'Open Balkan' në kryeqytetin serb, Beograd. 

Vasili tha se nisma e "Ballkanit të Hapur" është krijesë e George Soros dhe shkon kundër interesave të shqiptarëve. 

Numri dy i LSI specifikoi një moment nga ky takim, foton që u shpërnda për mediat ku përfqësuesit e tre shteteve, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ishin rreshtuar përballë Alex Soros.

"Nga i gjithë takimi i radhës i 'Ballkanit të Hapur' ju them sinqerisht se gjëja e vetme që më ka lënë përshtypoje të veçantë që s'do ta heq kurrë, rreshtimin, tre përfaqësues shtetesh që rrinin në rresht përpara djalit të George Soros, Alex Soros. Unë mendoj se fytyra e 'Open Balkan' është pikërisht ajo foto. Dhe nga ajo foto deduktohet fare qartë një mendim i kthjellët kur këta tre përfaqësues shtetesh qënrojnë në rresht përpara një tregtari, biznesmeni, spekulanti burse por që s'ka të bëjë me poltikën zyrtare, do të thotë se kjo është nismë që nuk ëshdtë në ndihmë të popujve por i kënaquri, përfituesi i kësaj nisme, por edhe pagëzuesi i kësaj nisme me emrin Open Balkan e ka dhënë George Soros vite më parë dhe këta janë përmbushësit e vullnetit të tij.

Image

Do të pranoja çdo nivel përfaqësimi nga DASH, por kurrën e kurrës një tregtar, një spekulant të ishte përballë dhe këta të ishin përballë nuk mund ta pranoj. Përballë një djali të vogël, djalit të George Soros. Shqipëria nuk mund t'i rrijë askujt gati-tu, s'mund t'i rrijë përballë një tregati dhe biznesmeni. Open Balkan ka një dimension thellësisht të kompromentuar. Vuçiçit dhe Ramës mund t'i hyjë në punë, por popullit shqiptar dhe popullit tjetër shqiptar në Kosovë, këtyre vetëm u bëhet dëm dhe asnjë e mirë. Dhe Soros është shumë i lumtur sepse është ai që tregon qartë, fotoja flet sa 1 mijë fjalë, është ai që dirigjon politkën në nahije të caktuara të Ballkanit, siç është nahija e Edi Ramës që fatkeqësisht drejton Shqipërinë", u shpreh Vasili.

Vasili renditi edhe rreziqet që vijnë sipas tij nga nisma "Open Balkan".

"Një nismë qe fillon me tre dhe ngel me dy rrugës, s'mund t'i heq asnjë paralele dhe unë distancohem prerë nga paralelet dhe demagogjitë dhe hipokrizitë për ta paraqitur atë si komplementare të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit kishte të bënte me Balkanin në tërësi, parashikonte financime për infrastrukturën dhe lehtësimin e komunikimit. Te ky Open Balkan shiten lehtësisht mallrat serbe, asfiksohen mallrat shqiptare, gëzon fermeri serb dhe bie në mjerim e kthehet në fasonist të Serbisë fermeri shqiptar, ky është një lajm i zi. Shqiptarët ta refuzojnë prerë dhe sa herë të flasë Edi Rama për 'Open Balkan' me një klik të telekomandës të kalojnë në kanal tjetër", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco