Lajmi i fundit

Plas në Itali/ Sherr me grushte mes deputetëve, pamje kaotike

Balliu-Veliajt: Karriera ime do vazhdojë dhe kur të nisë karriera jote prej burgaxhiu te 312-a

Balliu-Veliajt: Karriera ime do vazhdojë dhe kur të nisë karriera jote prej burgaxhiu te 312-a

22:55, 03/11/2021
A+ Aa A-

Kryebashkiaku Veliaj i ka drejtuar një mesazh Aldred Rushajt dhe Agron Gjekmarkajt duke i thënë se bregu i lumit i hëngri disa karriera politikanësh, mos paçi fatin e tyre.

Pavarësisht se nuk përmend emrin e ish-deputetit demokrat, ky është një mesazh edhe për Klevis Balliun.

Ai ju përgjigj mesazhit të Veliajt nga studio e RTV Ora ku ishte i ftuar, gjatë intervistës me gazetaren Beti Njuma.

Sipas Balliut, Veliaj është shumë larg tij. Ish-deputeti gjithashtu analizoi dhe "Foltoren" e Doktor Berishës duke e cilësuar si një shpresë për të gjithë shqiptarët.

Balliu: Marrëveshjet dhe pisllëqet që mund t'i bëjë ai me të korruptuar nga të gjitha anët, e një politike e cila shet dhe ble kauza të qytetarëve shqiptarë për interesa monetare nuk do të triumfojnë dot. Sot kemi një bashkim të shqiptarëve drejt "Foltores" e cila është një shpresë për një Shqipëri më të mirë, një vend më të lirë dhe për t'u rikthyer aty ku ishim kur ata që ishin të korruptuar futeshin në burg dhe jo në Parlament, për t'u rikthyer në kilometra rrugë me çmime normale, siç u bënë në kohën e Berishës 11.300 km rrugë dhe jo me 20 milionë euro metri që të mbushë xhepat Veliaj me Ballukun dhe Ramën. Në kë të kontekst është ai i cili ka probleme me karrierën e tij.

Balliu e cilëson rikthimin e Berishës si rikthim shprese për demokratët. Kjo faktohet nga masiviteti i pjesëmarrësve në "Foltore" kudo që janë bërë ato.

Balliu: Vetë "Foltorja" ka prodhuar një energji dhe entuziazëm opozitar si kurrë më parë. "Foltorja" po kërkon mbledhjen e Kuvendit brenda statutit. Partia nuk është vulë, është frymë, parim, vlera. Nuk është çështja e  njeh lidershipi Kuvendin, çështja është a e njeh Kuvendi lidershipin se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe nuk mblidhet sipas qejfit të kryetarit, mblidhet sipas rregullave të statutit.

Balliu u shpreh se rikthimi i Sali Berishës është rikthim në zhvillim dhe ajo që ka vlerë sot është "Foltorja" e cila po rikthen shpresën e shqiptarëve.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 04/11/2021 01:13

Poshte veliaj poshte ky mendere shqyer qe po rrjep tiranen dhe njerezit

Shto koment

Denonco