Pas 8 vitesh në pushtet Rama zbulon piramidën 1.2 miliard euro në sektorin e ujit

Pas 8 vitesh në pushtet Rama zbulon piramidën 1.2 miliard euro në sektorin e ujit

14:16, 29/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, pas 8 vitesh në pushtet ka zbuluar, se sektori i ujësjellës-kanalizimeve është një piramidë e cila ka thithur 1.2 miliard euro, por nga ana tjetër vazhdon që të shtojnë humbjet.

Në takimin e sotëm me kryetarët e bashkive ku është trajtuar kjo temë, ai ka paralajmëroi një ristrukturim të ndërmarrjeve të ujësjellësit në vend, duke nisur me kontrollin dhe vlerësimin e drejtuesve dhe punonjësve të këtyre ndërmarrjeve të cilat janë shndërruar në vatra të punësimeve nga ana e politikës.

‘Nuk mund t’u themi njerëzve që përgjegjësinë për ujin e ka qeveria. Pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjit, por kur vjen puna për përgjegjësinë ia kaloni qeverisë. Kështu që ne do ta marrim këtë përgjegjësi dhe bashkërisht do ta ndryshojmë kursin e kësaj historie’, tha Rama.

Ai deklaroi gjithashtu se do të rishikohet dhe kalohet në sitë profili dhe kapacitetet teknike të drejtorëve, shefave dhe punonjësve të ujësjellësve në të gjithë vendin.

‘Sugjerimi im do të ishte t’i merrni masat vetë para se sa këto pasqyra të tregojnë gjëra që do të mbeten në historinë e satirës dhe humorit shqiptar. Një ndërmarrje që nuk mbulon as pagat dhe sigurimet dhe mban me borxhe lista të tëra punonjësish, është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. As Korça dhe Pogradeci që janë larg të tjerëve, nuk i paguajnë dot kreditë’, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama kritikoi edhe kryebashkiakët e vendit në lidhje me humbjet dhe përmirësimin e munguar në rrjetin e ujësjellësit në vend.

‘Shuma e vënë në dispozicion të transformimit rrënjësor të sektorit të ujit është 1,2 miliardë euro. Ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet dhe pastaj janë qytetarët që me të drejtë ankohen. Sepse rritja e investimeve nuk mund të përkthehet me rritje të humbjeve’, u tha Rama kryebashkiakëve duke veçuar Bashkinë e Vlorës, që sipas kryeministrit ka mbi 78% humbje në ujësjellës.

Sipas kryeministri ajo, ‘Është një piramidë e falimentuar, që vijon e merr para nga shteti’.

Ai premtoi se do të duhet të merren masa urgjente për për këtë situatë.

‘Njerëz që nuk janë fare në Shqipëri rezultojnë drejtues të ndërmarrjeve të ujësjellësit. Kjo përkthehet në mos-prerje të shërbimit për debitorë dhe në rezultate të paimagjinueshme arkëtimi, siç është kampione Bashkia Kavajë, me 31% arkëtim’, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp29/10/2021 14:35

"Bëju nënën që të thonë baba". Në të kundërtën, dikush duhet ta kryej këtë rol. Dhe jo vetëm për ujin.

Shto koment

Denonco