A kemi krizë energjitike? Ekspertët: Në vend nuk disponojmë energji hidrike, energjia diellore efikase

A kemi krizë energjitike? Ekspertët: Në vend nuk disponojmë energji hidrike, energjia diellore efikase

22:30, 15/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në studion e ‘Ekonomi Plus’ në SYRI TV me moderatoren Klaudja Karabolli eksperti i energjisë, Eduard Elezi për të diskutuar se si familjet shqiptare do të preken nga kjo krizë e paralajmëruar në vendin tonë.

Eksperti Elezi ka theksuar se kriza e paralajmëruar e energjisë elektrike në vendin tonë nga kryeministri Edi Rama për një rritje të çmimit të energjisë elektrike deri 6 muajt e parë të 2022, ka tronditur bizneset por edhe qytetarët.

Elezi: Nuk kemi një krizë energjetike, por një krizë financiare e tre kompani, në dy tregje në shumicë dhe pakicë. Borxhi që është marrë duhet përdorur për qytetarët. Mënyra alternative për prodhim energjie duhet të jenë në marrëdhënie me panele diellore. Energjia e fituar nga dielli është e shpejt dhe tepër efikase. Ne si vend kemi rreshje shiu, ndaj një gërshetim i natyrës dhe fondet e shtetit do jetë një hap i fundit për të ndihmuar vendin dhe ne të gjtihë.

Ndërsa për ekspertin e ekonomisë, Elton Çekrezi prodhimi i energjisë elektrike në forma të tjera siç është me panele diellore do të ‘shpëtonte’ qytetarët por edhe bizneset në vendin tonë.

Çekrezi: Ne nuk disponojmë energji elektrike e prodhuar nga hidrocentralet. Rritja e çmimit është e pamshmangshme. Në gjithë botën do të ketë kolaps, pasi ne energjinë duhet ta importojmë. Nëse nuk do të ketë edhe rreshje shiu kjo kuptohet, pra nuk kemi energji hidrike. Por qytetarët duhet të shfrytëzojnë me mënyra të ndryshme. Mund të prodhohet energji tepër dhe i siguron kujt nuk ka, por këtu funksionon ndryshe. Shmangia e krizës së rritjes së cmimit lidhet me menaxhimin, duke u përfituar që rritja bëhet për biznese, por do kalojë tek të gjtihë ne. Duhet të jepet mundësia për cdo biznes të sigurojë energji, pra diversifikimi i tregut dhe të lihet i lirë. Pra duhet të lejohen bizneset të gjejnë energji dhe të menaxhojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco