Thoma Gëllçi mik me Olsin, Rama flet për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH

Thoma Gëllçi mik me Olsin, Rama flet për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH

21:47, 08/10/2021
A+ Aa A-

Teksa SPAK arrestonte ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar te 'Zonë e Lirë' me Arian Çanin. 

Lajmi nuk i shpëtoi Çanit dhe s'mund të kalonte pa u komentuar në studio. 

I pyetur nga gazetari nëse kishte dijeni për dosjen e SPAK ndaj Gëllçit dhe aksionin për arrestimin e tij, Rama mohoi kategorikisht. 

"Jo, nuk dija gjë, tani po e marr vesh", ishte përgjigjja e kryeministrit. 

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi njihet për miqësinë që ka me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama. 

Gëllçi u arrestua mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, pas një hetimi 2-vjeçar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK, për tenderin prej 87 mln lekë të reja për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Bashkë me Gëllçin në pranga ranë edhe tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. 

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco