Komisioneri Varhelyi nën akuzë: Po përkrah autokratët e Ballkanit

Komisioneri Varhelyi nën akuzë: Po përkrah autokratët e Ballkanit

12:07, 05/10/2021
A+ Aa A-

Të mërkurën pritet të mbahet një samit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por Samiti i Sllovenisë për herë të parë do e zhdukë perspektivën konkrete të anëtarësimit. Sipas Deutsche Welle, ky samit pritet të shtyjë akoma më shumë në kohë rrugën e integrimit.

Vendet e BE janë kundër zgjerimit dhe duket se nën akuzë është një njeri i Komisionit Europian. Sipas portalit të njohur, Politico, kritika të ashpra po adresohen ndaj Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

“Sipas më shumë se një duzine zyrtarësh nga institucione të shumta dhe një analize të dokumenteve të brendshme, Komisioneri Europian Oliver Varhelyi ka minimizuar shqetësimet rreth sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në vendet kandidate për anëtarësim në BE,” shkruan Politico në një investigim të gjatë.

Mbi të gjitha ai po shtyn përpara kandidaturën e Serbisë- pavarësisht se Beogradi nuk ka bërë progres në fushat kyçe, madje regres në disa fusha, shkruan Politico.

Çdo vëzhgues i kujdesshëm në Shqipëri dhe Ballkan e ka vënë re se gjuha e Komisionit Europian ndryshon shumë nga realiteti në vend, pasi është më rozë. Me raportet dhe fjalimet e tij, Varhelyi po dëmton besueshmërinë e Komisionit Europian, tha një zyrtar i Komisionit, që kërkonte të ruante anonimatin.

“Ai po dobëson politikat e BE në Ballkanin Perëndimor në terma afatgjatë”, shtoi zyrtari.

Kurse një diploma tha se fjalimet e Varhelyi nuk përputhen fare me realitetin. Një tjetër diplomat tha se komisionieri është ‘Voldemorti i zgjerimit të BE”.

Kurse një eurodeputet austriak, Andreas Schieder tha se zbatimi i sundimit të ligjit është çështja kyçe në Ballkanin Perëndimor, por Komisioni dhe në veçanti Komisioneri Varhelyi nuk po japin një shtysë të fortë në këtë drejtim.

Edhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik tha: “Më mungon shumë sundimi i ligjit. Nuk e kam parë të flasë për këtë gjë, sidomos për Serbinë, ku nuk ka asnjë progres në këtë drejtim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco