Samiti i Sllovenisë ‘zhduk’ perspektivën konkrete të integrimit

Samiti i Sllovenisë ‘zhduk’ perspektivën konkrete të integrimit

10:34, 05/10/2021
A+ Aa A-

Samiti i Sllovenisë mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duket se e ka zhdukur perspektivën konkrete të integrimit.

Sipas medieve gjermane, deklarata e përbashkët është miratuar pas shumë debatesh dhe përplasjesh. Për herë të parë në këtë deklaratë do të thuhet se aftësia për zgjerimin e Bashkimit Europian do të bazohet në zhvillimet e brendshme të vetë unionit.

Po ashtu në deklaratë do të theksohet se BE do të mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit. Megjithatë, këtë herë vendet e Ballkanit Perëndimor do të cilësohen vetëm vende partnere.

Ndërkohë sa i përket konferencave ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk thuhet asgjë.

Si zakonisht Franca dhe Holanda kanë udhëhequr kontestimet kundër zgjerimit.

Disa diplomatë thanë se ishte kërkuar që në dokument të pranohej perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në vitin 2030. Por Franca dhe Holanda tha se nuk ka gjasa që reformat e nevojshme të implementohen kaq shpejt.

Përveç kësaj Parisi thotë se BE nuk duhet ta marrë në konsideratë zgjerimin. Aq më tepër që shtimi me 6 anëtarë do e bënte vendimmarrjen shumë më të vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco