Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ambasadori i BE-së takon kryetaren e Komisionit të Integrimit: Anëtarësimi në BE një përparësi

Ambasadori i BE-së takon kryetaren e Komisionit të Integrimit: Anëtarësimi në BE një përparësi

16:33, 04/10/2021
A+ Aa A-

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Jorida Tabakun, Kryetaren e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadori Soreca, përmes një postimi në Tëitter, ku thekson se integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake.

Teksa e përshëndet për vendimin e kthimit të opozitës në parlament, Soreca thekson se integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e qeverisë dhe parlamentit.

‘U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetaren e Komision të Integrimit Evropian të Parlamentit të Shqipërisë. E përgëzova për emërimin dhe e përshëndeta për kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë .

Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. Do të vazhdojë të mbështesë punën e Komisionit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë në reformat drejt Bashkimit Europian’, shkruan Soreca në Tëitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco