Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO- KAFE SHQETO/ Ekspertët: Nuk është krizë energjetike, është krizë menaxhimi dhe duhet hetuar!

VIDEO- KAFE SHQETO/ Ekspertët: Nuk është krizë energjetike, është krizë menaxhimi dhe duhet hetuar!

11:41, 04/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i paralajmëroi shqiptarët të dielën se një fatkeqësi e re natyrore e ka pllakosur vendin dhe botën: “kriza e jashtëzakonshme energjetike” duke nënkuptuar  kësisoj rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike.

Por, ekspertë të fushës së ekonomisë, energjitikës në veçanti, deklaruan  se nuk bëhet fjalë për krizë energjitike, por për krizë menaxhimi dhe në rastin e vendit tonë, keqmenaxhimit nga KESH-it dhe OSSH-ja.

Z. Eduard Elezi, ekspert i çështjeve të energjisë elektrike dhe z. Mateo Spaho, ekspert ekonomie dhe pedagog në universitetin “Luarasi”, e shtjelluan këtë situatë në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV, të ftuar nga drejtuesit Dori Daka dhe Flavio Qarri.

Z. Elezi sqaroi që në krye:

“Lidhur me krizën energjitike që anonçohet, bëj me dije se nuk është krizë energjetike. Është krizë menaxhimi, sepse energji ka, pavarësisht tarifave që kanë bursat, bursa që i referohet Shqipëria, bursa e HUPX-it.

Energji ka, bursat janë të rritura normalisht, por keqmenaxhimi është pjesa kryesore në sektorin e energjisë elektrike.

Dy-tre mujorët e parë, Shqipëria ishte kampion në prodhimin e energjisë elektrike, kishte një histori prodhimi më të lartë kështu që e gjithë energjia e prodhuar deri tani nga Kaskada e Drinit është mbi 7 terravat, që do të thotë se konsumatori shqiptar deri tani ka konsumuar 5 terravat dhe i bie që 2 terravat është eksportuar.

Dhe ndërkohë kur çmimet ishin mbi 100 euro për megavat, energjia elektrike është eksportuar me 20-30 euro për megavat orë nga KESH. Gjithashtu, OSSH nëpërmjet menaxhimit jo të rregullt, jo të saktë, joligjor, blen energji vetëm për mbulimin e humbjeve, por në këto momente energjia e blerë nga OSSH është me 230 euro për megavat orë në një kohë kur tregu, bursa e HUPX-it, bursa hungareze ku ne referohemi për blerjen e energjisë elektrike, varion nga 125 – 130 euro për megavat. Kështu që nuk është krizë energjitike, siç anonçohet, por është krizë e menaxhimit dhe patjetër që duhet të ketë një verifikim të kryer nga organe të tjera.

Përsa i përket momentit, normalisht që qeveria shqiptare ka një buxhet të caktuar e ajo duhet të ndërhyjë, të suportojë kompanitë qoftë dhe në formë kredidhënie apo garancie, sepse me sa duket edhe borxhet e kompanive e bëjnë të tillë situatën ku ato nuk arrijnë të blejnë energji sepse nuk emetohet borxh për to nga bankat./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistat:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco