Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Shqipëria si kamp i madh refugjatësh/ Pse Rama po shantazhon vendet e pasura

Shqipëria si kamp i madh refugjatësh/ Pse Rama po shantazhon vendet e pasura

13:48, 03/10/2021
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe angleze, The Sun, shkruan sot se Shqipëria do kthehet në kamp refugjatësh, që do presë klandestinët që kalojnë Kanalin për në drejtim të Britanisë së Madhe.

Gazeta shkruan se marrëveshja është pranë finalizimit.

Por qeveria shqiptare reagoi me anë të Endri Fugës, i cili shkruan se nuk ka marrëveshje. Ajo që bie në sy është se Fuga thekson më tej se Shqipëria nuk do bëjë punën e vendeve të pasura.

Ky është një shantazh ndaj këtyre vendeve për t'u thënë se Shqipëria është gati të mbajë refugjatët sado të jetë numri, mjafton të derdhen miliona në arkën e qeverisë.

Edhe marrëveshja me Britaninë, të cilën Fuga thotë se qeveria nuk e ka nënshkruar, duke mbështetur indirekt atë që shkruan gazeta britanike se marrëveshja është në prag, sigurisht që parashikon benefite financiare për qeverinë.

Dhe mendja ta do se çdo përfitim financiar do shkojë në xhepat e qeveritarëve, edhe pse arka e shtetit nuk ka qenë kurrë kaq keq dhe qeveria po hedh zëra për rritje taksash deri në 20 përqind.

Nëse nuk e besoni, pyesni pak se çfarë u bë me miliardat që u dhanë dhe do jepeshin nga Perëndimi për dëmet e tërmetit.

Prandaj mesazhi i sotëm i Fugës nuk kishte lidhje me qetësimin e shqiptarëve se qeveria nuk po gatuan ndonjë gjëmë të hidhur pas shpinës së tyre, sepse çdo marrëveshje për të mbushur Shqipërinë me emigrantë është thurur pa dijeninë e shqiptarëve. Prandaj rrugët janë mbushur me iranianë, afganë, sirianë, bangladeshas, etj.

Mesazhi i Fugës ishte për të huajt e pasur, njësoj siç bën Erdogani i Turqisë. Hidhni miliona nëse nuk doni emigrantët!

Sa për shqiptarët, Rama dhe Fuga nuk e qethin shumë. Aq sa po shqetësohen se çmimet e të gjitha mallrave dhe shërbimeve po kapin qiellin. Nuk shqetësohen sepse ua kanë marrë votën, nuk ua kanë dhënë.

Ndaj ankohuni sa të doni në rrjetet sociale. Qeverisë nuk i bëhet vonë për asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco