Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ja plani i Edi Ramës për ta kthyer Shqipërinë në kamp të madh refugjatësh

Ja plani i Edi Ramës për ta kthyer Shqipërinë në kamp të madh refugjatësh

11:52, 03/10/2021
A+ Aa A-

Ndërsa shqiptarët kanë arritur shifra rekord të ikjes nga vendi, për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, ky i fundit ka gjetur terren dhe ka vendosur personalisht që të kthejë vendin tonë në një kamp të madh refugjatësh.

Pasi mori iranianët, kundërshtarë të regjimit të Teheranit, vendosi të marrë edhe afganët.

Ashtu si përherë, të gjitha vendimet e Edi Ramës i zbulojnë mediat e huaja, pasi vetë ai apo qeveria e tij asnjëherë nuk është transparente në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me shoqërinë shqiptare.

Vendimin për refugjatët afganë që do të vinin në Shqipëri, e zbuloi Reuters vetëm pak ditë para se kjo gjë të bëhej realitet. Rama u kishte kërkuar vetë amerikanëve që të merrte refugjatë afganë në Shqipëri, duke ngritur disa qendra në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Berat, ku ata u strehuan në hotele private.

Por sot është media britanik The Sun që ka zbuluar një tjetër marrëveshje sekrete që Britania e Madhe po e negocion me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel, Edi Rama i ka premtuar kësaj të fundit që Shqipëria do të bëhet vend pritës për emigrantët e paligjshëm që do të kapen në Angli.

Pra, emigrantët që do të kapen në Britani, do të sillen e do të mbahen në një kampe në Shqipëri, që do të ngrihen nga qeveria britanike.

Nuk ka rëndësi nëse i kapuri në Londër është nga Afrika, Azia, apo Amerika Latine, por ai do të sillet në Tiranë ku do të qëndrojë deri në fund të procedurave që i nevojiten zyrtarëve anglezë. Me shumë mundësi, atyre nuk do të ju lejohet të shkojnë në Britaninë e Madhe dhe këta emigrantë do të mbesin në Shqipëri.

Dhe Rama që po largon shqiptarët nga vendi i tyre, po e mbush Shqipërinë me refugjatë të kombësive dhe etnive të ndryshme. Një plan që vetëm Ramës i intereson që të kryhet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Llaqi03/10/2021 13:12

Nes ky lajme eshte i vertet ,Z Rama te shporet nga pushteit .

Saimir Mezini 03/10/2021 12:13

Rama zbaton platformen e Çubriloviçit per shpopullimin e trojeve shqiptare ! Ai eshte armiku me i madh i ketij populli !

Shto koment

Denonco