Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Shtypja e protestave'/ Nga shotgun, te lëndët neuroparalizuese, zbardhet lista e armatimeve të reja të Gardës

'Shtypja e protestave'/ Nga shotgun, te lëndët neuroparalizuese, zbardhet lista e armatimeve të reja të Gardës

16:54, 30/09/2021
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë gamën e armatimeve ushtarake në rastin e protestave për menaxhimin e turmave.

Në rastin e protestave për menaxhimin e turmave, Garda e Republikës mund të përdorë edhe lëndët neuroparalizuese, ose ndryshe lëndë kimike për kontrollin e turmave.

Ditën e sotme është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i plotë me të gjitha llojet e armatimeve që do të jenë në listën e mjeteve që do të përdoren nga Garda në rast nevoje.

Kamera, spray, shotgun, armë me elektroshok, snajper, granata  akustike,  tymuese  dhe  verbuese  për  përdorim policor, të cilat nuk sjellin dëm, çantë valixhe antieksploziv, robotë antieksplozivëm sisteme dron dhe shumë pajisje të tjera do të jenë pjesë e arsenalit të ri të Gardës së Republikës.

Vendimi i plotë:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  62,  të  ligjit  nr.  33/2021,  “Për  Gardën    e    Republikës    së    Shqipërisë”,    me    propozimin  e  ministrit  të  Brendshëm,  Këshilli  i  Ministrave

VENDOSI:

1.  Miratimin  e  llojeve  të  armatimit,  të  lëndëve  neuroparalizuese  (lëndë  kimike  për  kontrollin e turmave),   të   mjeteve   dhe   të   pajisjeve   të   tjera   kufizuese,  për  përdorimin  e  forcës  nga  Garda  e  Republikës  së  Shqipërisë,  sipas  tekstit  të  lidhjes  nr.  1,  që  i  bashkëlidhet  këtij  vendimi  dhe  është  pjesë  përbërëse e tij.

2.   Deri   në   rinovimin   e   plotë   të   armatimit, strukturat  e  Gardës  së  Republikës  së  Shqipërisë  përdorin armatimin e pajisjet aktuale.

3. Vendimi nr. 830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës  së  Shqipërisë  me  armatim  dhe  mjete  teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4.   Ngarkohen   Ministria   e   Brendshme   dhe   Garda  e  Republikës  së  Shqipërisë  për  zbatimin  e  këtij vendimi.

 

Llojet e armatimit, të municioneve dhe të pajisjeve janë, si më poshtë vijon:

1. Armatim

1.1 Armë zjarri për përdorim individual:

a) armë të shkurtra zjarri (pistoletë) kalibër 9 x 19 mm.

1.2

Armë zjarri për përdorim kolektiv:

a) armë të gjata zjarri automatike kalibër 5.56 x

45 mm deri 9 x 19 mm.

1.3 Armë speciale:

a) armë ceremoniale;

b) armë të drejtuara me energji (ADE);

c) armë me elektroshok;

ç) armë e ftohtë;

d) armë për përdorim/hedhje të municioneve

dhe mjeteve të ndryshme (

shotgun

/lëshues);

dh) armë pneumatike;

e) armë e gjatë zjarri me përpikëri të lartë

(snajper), gjysmautomatike, kalibër 5.56 x 45 mm

deri 12.7 x 99 mm;

ë) armë për sinjalizim;

f) armë për sinjalizim të lehtë akustik;

g) armë të tjera për përdorim, të cilat do të njihen si të tilla nga aktet ndërkombëtare, të ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë;

gj) armë zjarri me zhurmëzbutës të montuar;

h) armë zjarri sportive;

i) mjete optike të armëve të zjarrit për shikim dhe shënjim;

j) pjesë kryesore të armëve të zjarrit;

k) pajisje e posaçme për armët e zjarrit.

2. Municion:

a) granata akustike, tymuese dhe verbuese për përdorim policor, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese;

b) municione për armët e shkurtra e të gjata të zjarrit, sipas kalibrave përkatës, me të gjitha llojet e cilësisë së veprimit;

c) municione që hidhen me shotgun me saçme: gome, metalike, sintetike;

ç) municione me lëndë kimike (irrituese ngacmuese) në formë pluhuri ose lëngu për përdorim policor, që hidhen me shotgun/lëshues, me granatë dore, pajisje hedhëse, spray (individual/ kolektiv) ose tubat, për mbrojtjen, menaxhimin e kontrollin e turmave, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, me kufi ngacmues 0.05 –0.1 mg/m 3, kufiri toksik 1–5 mg/m3 , indeksi i avullimit 40.000–75000 mg/min/m3;

3. Pajisje kufizuese për përdorimin e forcës

3.1 Pajisje kufizuese për përdorimin e forcës (për përdorim individual):

a) çantë me pllaka antiplumb e hapshme për mbulim VIP -i 1 ;

b) jelek antiplumb;

c) kaskë balistike antiplum

b;

ç) kaskë plastike;

d) këmishë jelek balistik;

dh) kostum për mbrojtje nga mjetet e forta;

e) mburojë balistike individuale, mburojë

plastike për mjetet e forta;

ë) mjete mbrojtëse gjatë qitjes (syze balistike,

kufje mbrojtëse për qitje);

f) mjete mbrojtëse nga lëndët kimike e bakteriologjike;

g) pajisje dhe mjete komunikimi;

gj) pajisje dhe mjete ndriçuese;

h) pajisje dhe mjete optike;

i) pajisje dhe mjete orientimi (GPS, busulla);

j) pranga metalike dhe plastike;

k) shkop gome/metalik;

l) veshje antieksploziv.

3.2. Pajisje kufizuese për përdorimin e forcës (për përdorim kolektiv):

a) çantë valixhe antieksploziv, pasqyrë për kontrollin e mjeteve, pasqyrë teleskopike me kamera me rreze infra;

b) detektor kërkimi (metal, eksploziv, lëndë radioakt ive/kimike), porta detektorë, skaner për

kontrollin e sendeve, aparat eksploziv kërkues;

c) komplet universal xhenier (pincë, thikë, kaçavidë);

ç) pajisje dhe aparate për përcaktimin e pozicionit gjeografik dhe të distancave;

d) pajisje kontrolluese e test uese të qitjes;

dh) pajisje të lehta degazimi, dezinfektimi, si dhe lëndë degazuese e dezinfektuese;

e) pajisje dhe mjete kufizuese (barriera metalike, bllokues rrugësh, zinxhir kolektiv);

ë) pajisje dhe mjete optike (pajisje për shikim mbrapa pengesave; kamera termale, sondë infra të kuqe; dylbi dite dhe nate);

f) pajisje dhe mjete për operacione në lartësi (shkallë portative operacionale; pajisje alpinistike kolektive);

g) pajisje të tjera për përdorim policor, të cilat do të njihen si të tilla nga aktet ndërkombëtare, të ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë;

gj) pajisje vëzhgimi dhe zbulimi (dite dhe nate);

h) pajisje për zbulim kimik, biologjik, radioaktiv dhe ndotësit e mjedisit;

i) qen eksplozivkërkues;

j) robotë antieksplozivë dhe të ndryshëm;

k) sisteme dron/antidron dhe pajisje për

bllokimin e valëve telefonike;

l) simulatorë trajnimi dhe aftësimi për çdo armë zjarri.

4. Sisteme sigurie, vëzhgimi dhe komunikimi:

a) pajisje dhe mjete komunikimi;

b) pajisje për sisteme e rrjete kompjuterike;

c) sisteme GPS (sisteme të përcaktimit të vendndodhjes);

ç) sisteme të vëzhgimit me kamera, sisteme të akseskontrollit të personelit, sisteme të kontrollit të automjeteve, sisteme të kontrollit të perimetrit të objekteve, sisteme të sinjalizimit të rrezikut ndaj zjarrit e uji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco