Prag-kolapsi nga Covid-19/ Sanatoriumi mbushet, shifrat janë dyfish

Prag-kolapsi nga Covid-19/ Sanatoriumi mbushet, shifrat janë dyfish

18:43, 05/08/2020
A+ Aa A-

Sistemi shëndetësor duket se është në prag të kolapsit për shkak të koronavirusit. Burimet thanë për SYRI.net se sanatoriumi është mbushur.

Burimet thonë se janë afro 200 të shtruar, ndërkohë që kapaciteti i spitalit është 190 pacientë.

Për momentin në këtë spital dërgohen të sëmurë nga Tirana dhe nga rrethet.

Burimet thonë se mjekët dhe infermierët po punojnë deri në 12 orë në ditë, kurse kapacitetet janë në limitet maksimale.

Siaps mjekëve, duhet hapur spitali Covid3, sepse nëse vazhdohet me këto ritme, sanatoriumi kalon në kolaps.

Sipas burimeve ka të paktën 15 shtrime në ditë në sanatorium.

Por teksa kjo situatë është kaotike, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se në të dy spitalet janë 110 të shtruar. Diferenca mes shifrave zyrtare dhe atyre reale është dyfishi.

Ndërsa sistemi është në kolapsi dhe virusi jashtë kontrollit, kryeministri që fliste përditë për këtë gjë, tani është zhdukur dhe ka nisur pushimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco