Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendim unanim: PD iu rikthehet demokratëve

Skandali i spiunazhit Obama-Gate, Hillary me donatorë edhe në Departamentin e Shtetit

Skandali i spiunazhit Obama-Gate, Hillary me donatorë edhe në Departamentin e Shtetit

14:43, 17/08/2018
A+ Aa A-

Departamenti Amerikan i Shtetit është shumë i përmbajtur mbi skandalin e spiunazhit të Obamës, Obama-Gate spy skandal,  pjesërisht për shkak të zbulimeve të reja rreth ish-zyrtares së Departamentit të Shtetit dhe kandidates për ambasadore në Shqipëri, Kathleen Kavalec.

Bisedat e dokumentuara të Kavalec me Christopher Steele, autor i dosjes së demaskuar që mban emrin e tij, kanë shumë implikime të ndryshme në rastin e Robert Mueller, e jo më pak në domosdoshmërinë që, më shumë zyrtarë federalë të përfshirë në Spy-Gate të dënohen.
Bruce Ohr i Departamentit të Drejtësisë - burri i operatives së Fusion GPS Nellie Ohr - do të dëshmojë para Komitetit të Gjyqësorit në Kongres për shkak të punës së kujdesshme hetimore të Rep. Goodlatte.
 
Kavalec i rrëfeu Ohr për bisedën e saj me Steele.

Byron York raporton: "Më 21 nëntor, lojtarë të tjerë hynë në bisedë.

Ohri mori një email nga Kathleen Kavalec, një zëvendës ndihmës sekretare e shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane në Departamentin e Shtetit. (Kavalec është emëruar tani nga Presidentit Trump për të qenë ambasadore në Shqipëri.)
Kavalec i dërgoi Ohr-it informacione mbi Simon Kukes, një ekzekutiv i lindur në Rusi, i cili kontribuoi më shumë se 250,000 dollarë për organizatat mbështetëse të Trump pasi Donald Trump fitoi emërimin republikan për President.
 
Kavalec tha se e takoi Simon Kukes rreth vitit 2014, kur "Tom Firestone e solli atë", një referencë ndaj ish-zyrtarit të drejtësisë, Thomas Firestone, tani një partner në firmën ligjore BakerHostetler të Uashingtonit.
 

Kavalec gjithashtu lidhej me një artikull të Mother Jones për Simon Kukes.


Ohr u përgjigj duke thënë, "Unë mund të kam dëgjuar për të nga Tom Firestone gjithashtu, por nuk mund ta kujtoj me siguri."
Pastaj Kavalec u përgjigj duke thënë se ajo ishte "vetëm duke rishikuar shënimet nga biseda e saj me Chris Steele" dhe se "Shoh se Chris tha se Kukes ka lidhje me Serge Millian, një emigrant i cili është identifikuar nga FT si kreu i Dhomës Tregtare Ruse-Amerikane".
Shumë interesante. Por kjo nuk është e gjitha. Rezulton se Kavalec është donatore e Hillary Clinton.

Gazetari Paul Sperry shkroi: "Të dhënat e FEC-it tregojnë se zyrtarja e Departamentit të Shtetit, Kathleen Kavalec, e cila i dërgoi email Bruce Ohr-it rreth komunikimit të saj, " her convo ", me autorin e dosjes Christopher Steele, ka dhënë 500 dollarë për Hillary, For America dhe Hillary Victory Fund.
Presidenti Trump e ka emëruar Kavalec të jetë ambasadore në Shqipëri. "

Bruce dhe Nellie Ohr tani janë në qendër të skandalit.

 Programi "Citizen Log" i FBI-së, i njohur më parë si LifeLog, është në qendër të #SpyGate dhe ka ofruar materiale për dosjen e Christopher Steele.
 
Fusion GPS kishte qasje në këtë bazë të të dhënave të qeverisë nëpërmjet bashkëshortit të operatives së tij Nellie Ohr, Bruce Ohr në Departamentin e Drejtësisë.
Konsiratorët e #SpyGate përdornin emrin e koduar "Crossfire Hurricane" sepse ata të gjithë po përdorin një kontraktues të quajtur Hurricane Electric, i cili ka qasje në të gjitha programet e mbikëqyrjes së FBI, që Barack Obama dhe James Comey kishin për qytetarët privatë amerikanë.
Është konfirmuar se rusët kanë sulmuar të gjithë bazën e të dhënave kur një kontraktor francez i administratës së Obamës, ka “injektuar” kodin rus në të gjitha programet e survejimit të FBI.
"Qasja në këtë server është një kalim i lirë për t'u futur në jetën e gjithkujt. Këtu ruajmë, mbledhim dhe madje “sajojmë” informacione mbi këdo, i tha “Big League Politics" një punonjës i lartë i sigurisë së brendëshme të qeverisë federale.
 
"Kryesorja për “krijimin” e informacionit është, nuk përdorim kurrë informacion të rremë, përdorim informacionin e dikujt tjetër dhe e bashkojmë atë në profilin e objektivit tonë. Për shembull, nëse dëshiroj t'ju nxjerr nga loja ose t’ju bëj të heshtni, unë e lidh profilin e një personi tjetër që mund të jetë i dyshimtë apo edhe kriminal, e lidh atë me tuajin duke shfrytëzuar ndonjë boshllëk që mund të keni, ose edhe mund ta zëvendësoj lehtësisht sepse ndoshta ju ishin vërtet privat gjatë asaj periudhe dhe pastaj ne i’u kemi Ju aty ku të duam. Kjo është ajo që ndodhi me Presidentin Trump ", tha burimi ynë ... Artikull i (Big League Politics)

https://www.teaparty.org/meet-hillary-donor-state-department-chatted-christopher-steele-319432/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber17/08/2018 17:48

Nje tjeter person si Lu-ja kontigjent i Soros ne Administraten e Obames vjen Ambasadore ne Shqiperi. Le te shpresojme se ne driten e skandalit me te ri Kavalec te dergohet ne gjyq dhe jo te vije ne Shqiperi.

Toni17/08/2018 15:21

teaparty, bishti i trumpit asnje.se beson

Shto koment

Denonco