Vasili: Milionat e eurove të drogës kanë çoroditur edhe kursin e këmbimit valutor, ç'po bën prokuroria...

Vasili: Milionat e eurove të drogës kanë çoroditur edhe kursin e këmbimit valutor, ç'po bën prokuroria...

18:00, 01/03/2018
A+ Aa A-

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me situatën e drogës në vend. Vasili shkruan se qindra milionë lekë të drogës që po qarkullojnë në Shqipëri kanë sjellë edhe një çoroditje të kursit të këmbimit të euros.

Postimi i Petrit Vasilit

Qindra milionet e droges trondisin kursin e euros ,Prokuroria nuk i sheh....Kjo ishte reforma ne drejtesi???

Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit.

Ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes.

Fakt shume i qarte dhe shkaterrues per shoqerine ,ekonomine dhe demokracine shqiptare,qe e sheh cdo shqiptar, nga ekonomistet e deri tek qytetari me i thjeshte

Prokuroria "cuditerisht" nuk e sheh,nuk leviz gishtin,ben sikur merret me gjithshka, por jo me kete.

A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte.Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorise.

Kjo heshtje eshte kriminale sa edhe vete droga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi01/03/2018 18:35

Cpo bene prokuroria ? Mer pjesen e saj ' cdo ti qe te bej.

Shto koment

Denonco