Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Denoncimi i Plug/ Si lidhet Redi Molla me djegësin dhe riciklimin e mbetjeve

10:02, 03/05/2024
A+ Aa A-

Emisioni “Plug” solli të mërkurën fakte të reja të aferës me plehrat në Sharrë ku humbi jetën Ardit Gjoklaj.

Pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, Prokuroria e Tiranës nis hetimet vetëm për njërën nga kompanitë që ushtronin aktivitet në Sharrë.

Kompania I.B Recycling përjashtohet totalisht nga hetimi, e ky fakt na shtyu që të hetonim pak më tej për të dhe pronarët e saj.

Kjo kompani themelohet fill pasi në pushtet erdhën socialistët në korrik të vitit 2013. Themelues i vetëm ishte shtetasi Fatbardh Meça.

Që në vitin e parë të operimit, kompania e Fatbardh Meçës raportoi një rezultat mbreslënës nga biznesi i plehrave. Sipas të dhënave të bilanceve të shoqërisë, në vitin 2013, I.B Recycling arriti të kishte një xhiro prej rreth 87 milionë lekësh të rinj, apo rreth 800 mijë euro.

Fitimi neto i kompanisë për vitin e parë të punës, pra vitin 2013, llogaritet në rreth 19.634.173 lekë, apo rreth 190 mijë euro. 

Për vitin 2014, kompania I.B Recycling raporton një xhiro nga shitjet neto prej 158.437.560, apo rreth 1.5 milionë euro, ndërsa fitimi neto për këtë vit llogaritet në 11,132,678 lekë, apo rreth 100 mijë euro. 

Kuptohet nga shifrat se biznesi i mbetjeve ka qenë mjaft i leverdisshëm. 

Një vit pasi themeloi kompaninë, në mënyrë të paparitur, Fatbardh Meça, në 11 shtator 2014 vendosi të shesë aksionet e saj. 

Ky transaksion nuk ka asnjë logjikë ekonomike, pasi për vitet 2013-2014 ai ka realizuar një fitim neto në vlerën 290 mijë eurove dhe i shet aksionet për vetëm 100 euro.

Ndonëse i shiti aksionet e kompanisë, Fatbardh Meça nuk u largohet nga ky biznes duke mbajtur ende sot rolin më vendimmarrës, atë të administratorit. 

Po kush është Fatbardh Meça?

Nga Regjistri i Gjendjes Civile, rezulton se Fatbardh Meça është bashkëshorti i shtetases Borana Meça (MOLLA). 

Borana Molla, rezulton se është vajza e xhaxhait të Redi Mollës, i cili ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në Bashkinë e Tiranës.

Redi Molla rezulton se është pronari faktik i kompanisë “5D Konstruksion”, tashmë pas hekurave.

Erion Veliaj hyri me ide të qarta në Bashkinë e Tiranës, për të vënë në jetë këto skema korruptive.

Gjithkush ka menduar se kur u bë publik skandali i kompanisë 5D ishte sistemi që kishte korruptuar disa drejtorë, por faktet që u bënë publike nga PLUG tregojnë se Erion Veliaj kishte ngritur tashme një 5D tjeter akoma dhe me flagrante në biznesin e mbetjeve në Tiranë.

Nën drejtimin e Erion Veliaj u ngrit një sistem korruptiv me të njëjtët personazhe që lëvizin nga 5D te inceneratorët për të përfunduar te kullat më të larta të Tiranës. 

Tashmë për herë të parë në Shqipëri kjo organizatë kriminale zhduk normën e famshme korruptive 20% dhe instalon sistemin e vjedhjes 100%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco