5 pyetje për Bujar Kapexhiun

5 pyetje për Bujar Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 30/01/2024

1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelur falas për ne?

-Falas për ne familjarët ka mbetur vetëm fjetja me gruan.

2-Berisha në arrest shtëpie pa asnjë provë. I bie që po i gjetën gjë, do e lirokan?

-Ti miku im ngatërron fjalën “GJETEN” me fjalën “SAJUAN”. Vazhdojmë logjiken alla-SPAK, pra po i sajuan ndonjë provë, do e lirojnë sepse sot sipas rregullit, për persona që kanë prova penale, lihen të lirë, nuk arrestohen.

3-Autostrada Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë. Po kur të shkojmë nga kuzhina në banjë a do paguajmë?

-Deri në banjë është pa pagesë KESH, por që qëmoti bëhet me klering. Atë që merr në kuzhinë, do e këmbesh në banjë.

4-Çfarë ndodh nëse qeveria këtë vit nuk i ul pensionet?

-Sipas eksperiencës së deritanishme, edhe këtë dështim të qeverisë do ta quajmë një sihariq të madh dhe suksesin e radhës se vetëm me ulje pensionesh dhe rrogash kjo qeveri i fiton zgjedhjet.

5-Regjistrimi i popullatës u kry, po rezultati s’po del. Pse?

-Prisni more! Sa të padurueshëm që jeni. Rezultati del në shtator, sa të numërohen edhe turistët gjatë sezonit të verës. Statistikat duhet të jenë të sakta e të vërteta, keshtu porosit vazhdimisht qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco