Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Siguria Kombëtare e Shqipërisë dhe një kryeministër troll i rrjeteve sociale

Siguria Kombëtare e Shqipërisë dhe një kryeministër troll i rrjeteve sociale

Nga Ilda Zhulali - 21/08/2022

Në vitin 2014 u miratua Strategjia e Re e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë. Si rregull, ky dokument do të duhej të rishikohej/përditësohej pas 5 vitesh.

Si rregull, ky dokument do të duhej të gjente zbatimin më të rreptë e skrupuloz, përfshirë edhe detyrimin e Kryeministrit për raportim vjetor përpara Kuvendit të Shqipërisë. Dokumenti u harrua, dhe bashkë me të edhe detyrimi për të rishikuar STRATEGJINË e sigurisë KOMBËTARE, e aq më pak detyrimi për të raportuar përpara Kuvendit.

Asgjë nuk ndryshoi as pas Samitit të NATO në Madrid, kur u miratua koncepti i ri strategjik i Aleancës. Shqipëria, vend anëtar, do të duhej të reflektonte menjëherë në strategjinë e saj të sigurisë kombëtare të gjithë elementët e rinj, përfshirë prioritetet në kushtet e mjedisit të ri të (pa)sigurisë europiane dhe rajonale të krijuar prej agresionit rus kundër Ukrainës.

Gjatë ditëve dhe javëve që pasuan 24 shkurtin, mediat kombëtare dhe ndërkombëtare u bënin jehonë mbledhjeve të shumta që zhvillonin qeveritë e vendeve europiane, dhe seancat e posaçme që ato zhvillonin në parlamentet e tyre mbi kursin e ri që do të ndiqej në politikën e brendshme dhe të jashtme të çdo vendi për t’iu përgjigjur kësaj situate. Kurse në Shqipëri, i vetmi hap u ndërmorr nga Presidenti, i cili thirri dy herë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa sot opinioni publik mbetet krejtësisht i çoroditur nga dy ngjarjet që pasuan njëra tjetrën në uzinat e Gramshit dhe Poliçanit, Kryeministri mjaftohet me disa cicërima që më shumë kanë shenjestër kundërshtarin e brendshëm politik se sa vetë autorët, shtetas të vendit që NATO e ka përkufizuar si “kërcënimin më të madh të drejtpërdrejtë”, Rusinë.

Kryeministri do të duhej që të shuante ankthin e qytetarëve që qeveris, duke komunikuar si njeriu që mban përgjegjësinë më të lartë ekzekutive në vend, dhe jo si një troll mediash sociale që mund t’ia lejojë vetes edhe rolin e inspektorit Gadget.

Ajo që dihet është që Kryeministri nuk ka asnjë strategji për të përballuar çfarëdolloj situate, sikurse e dëshmoi me rastin e tërmetit, apo vjedhjes spektakolare të përsëritur në aeroportin Nënë Tereza.

Ajo që gjithashtu dihet është se shqiptarët, gjithsesi, flenë më të qetë në mbrëmje, qyshse ata i ruan Neni 5 i Traktatit të NATO. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi25/08/2022 01:47

Edhe une mendoj se shtypja sistematike shteterore dhe kercenimi i votes se lire qe rama ka instaluar jane arsyeja qe ka shperngulur gati nje te treten e Shqiperise (marramendeshit mbi 700 mije kan ikur me cfare lexoj ne media). Mendoj se shperngulja me qellim (e mosperfillje) e zbatuar nga nga rama ka thyer ligjet e pavaresise se Shqiperise, eshte nje ‘tradheti e larte’.

Edhe nje gje tjeter e tmerrshme e rames eshte lidhja e tij shpirterore dhe ligjore me komunizmin. Mendoj se aleatet Amerikane dhe Anglez edhe Evropian patjeter i kane bere presion ‘rames’ qe te mos riktheje komunizmin, sepse komunizmi eshte i paligjshem ne boten e lire (Amerike, Angli e Evrope).

Por fatkeqesisht ‘rama’ me kercenimin shteteror dhe patronizhues te votes se lire dhe me instalimin e krimineleve, mendoj ka arritur te risjell komunizmin qe po e zbras Shqiperine pa ndalim.

Nuk kam bindje socialiste, por i respektoj ata qe kane, po shihet se ‘rama’ nuk eshte socialist. rama eshte me veprime nje komunist, qe mendon se te shkaterrosh shtepi, te vrasesh e varesh njerez eshte e mire. P.sh. Nuk eshte e pranueshme mosperfillja qe rama i ben gjenocidit te shqiptareve nga shtete te huaja si serbia, apo adhurimi qe ai ka per gjenocidin qe shteti komunist Shqiptar ka bere, p.sh. nuk eshte e pranueshme qe rama dhe partia socialiste ligjerisht rrjedh nga partia komuniste. Duke pare eksodin qe komunizmi i ‘hoxhes’ shkaktoi kur ra ne 1990 dhe dorezimin e territoreve ku jetojne Shqiptare, ligjerisht komunistat ishin tradhetar te larte.

Komunizmi ishte arsyeja e eksodit ne 1990. Komunizmi (modern i tipit rus e kinez) qe rama ka sjell eshte prape edhe sot arsyeja se pse po zbrazet masivisht Shqiperia.

Shpresoj se socialistet e ndershem ta kuptojne ndryshimin mes socializmit te botes se lire dhe komunizmit kinez e rus qe rama ka instaluar gradualisht, duke ndertuar nje kupole pa moral e me kriminel te pa shpirt e pa ndjenje atdheu.

Mos harroni se prinderit tane thirren ‘e duam Shqiperine si gjithe Evropa’ nuk thirren as ‘e duam si kina, si rusia apo si ballkani i hapur’. Thirren si evropa e lire, se liria, besuan ata sjell zhvillimin e femijeve te tyre, e bashke me ta edhe zhvillimin e te gjithe vendit dhe pse jo edhe kontributin e tyre ne bote.

Ukrainsja21/08/2022 23:28

Ajo qe me siguri dihet , eshte se te gjitha keto jane sajesat e Rames per te terhequr vemendjen nga incenetatoret dhe mega vjedhjet dhe xhvatjet . Sado tymnaja te hedhe me agjentet e paguar rus te armatosur me sprej , te "zbuluar e izoluar" , bemat 9 vjeçare bertasin e ulerasin e nuk mund ti zhduk asnjë lloj bumje , qoft edhe me sahat , sado e djallezuar dhe kamufluar qofte .

Shto koment

Denonco