Qeveria ka rënë. Ne duhet t’ia bëjmë të ditur botës!

Qeveria ka rënë. Ne duhet t’ia bëjmë të ditur botës!

Nga Agim Nesho - 06/07/2022

Asnjë qeveri nuk mund t’i rezistojë një skandali të këtyre përmasave, me skema mafioze për të përfituar paratë publike, si skandali i denoncuar së fundmi nga LSI për abuzimin me 189 milion euro. Që Shqipëria ka kohë që ka rrëshqitur nga demokracia dhe shteti ligjor, kjo është e qartë për çdo shqiptar, i cili e refuzon këtë fakt ose e pranon në heshtje në pamundësi për të ndryshuar gjendjen.

Dhe ky nuk është një rast i vetëm për një qeveri, që ka zhytur duart në paratë publike kurdo që ato shfaqen, në shëndetësi, infrastrukturë, në tendera të shpërdoruar e luks të pajustifikuar. Sot ky regjim që po mbyt shtetin, si një meduzë gjigante, ka mbyllur ciklin si një regjim kleptokratik që ushqen pushtetin dhe oligarkët e saj dhe po e çon vendin drejt varfërisë dhe shkatërrimit. Kontrata e saj me popullin ka mbaruar me kohë, që kur ky grupim qeverisës nuk përfaqëson me interesat e tij. Autoritarizmi, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies, kapja e institucioneve dhe bashkëpunimi i krimit me politikën, kanabizimi i vendit janë mëse të mjaftueshme për ta prishur këtë kontratë. Abuzimi me fondet dhe tenderat publikë, shpërdorimi dhe klientelizmi në dhënien e pronave publike janë një çështje parimore dhe dinjiteti për një popull që ka zgjedhur sistemin e tij politik: demokracinë.

Përpara opinionit publik qëndron çështja ekzistenciale: ose të mbetet i nënshtruar në mizerje, të humbë perspektivën e tij ose të ngrihet në mbrojtje në demokracisë; i lirë ose i nëpërkëmbur, me dinjitet apo i përdorur, i abuzuar apo luftëtar për të mbrojtur të drejtat e tij, kjo nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë politika. Sot i takon popullit.

Dhe diçka për ata që influencojnë politikën shqiptare nga jashtë vendit. Keni përkrahur dhe mbajtur në këmbë një regjim që abuzon me popullin e tij për hir të stabilitetit. Shqipëria është një demokraci hibride që drejtohet me filozofinë Erdoganiste, me një ekonomi tregu me influencë të sheikëve arabikë dhe me liritë politike si vendet më të varfra të Afrikës. Sot është dita kur ju duhet të zgjidhni, të jeni në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë apo të bëheni shtojcë e një regjimi putinesk që po e largon Shqipërinë nga demokracitë perëndimore. Sot ‘ndotja’ është aq e madhe sa po bën pis jo vetëm ju, që mund të paragjykoheni shpejt nga opinioni publik, por edhe udhëheqësit e botës së lirë, standardet morale të të cilëve nuk mund të pranojnë një situatë të tillë.

Në qoftë se reforma në drejtësi është për të ndërtuar shtetin e së drejtës në Shqipëri, ajo duhet të veprojë. Sot prova juaj e madhe është prerja e nyjës gordiane, pavarësisht se ‘klienti juaj’ është ngjitur si rrodhe pas këmbëve për t’u bërë i pranueshëm.

Bëjeni për Shqipërinë, ky është momenti… Ndryshe heshtni dhe mësoni nga mençuria popullore.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj06/07/2022 20:48

Znj. Kim pasnesër do të thotë: Më së fundi u zgjuan!

Skrapari06/07/2022 20:05

Kimetes, mora vesh qe edvini I paska siguruar dhe nje te dashur vec thaseve me dollare. Ndaj kimetja cdo dite leh ne favor te qivirise se drejtuar prej tij dhe deshtimet ja I shet per suksese. Poshte kinezja kimete.

MANI USA06/07/2022 19:30

HEU, QEVERIA KA RENË, NE DUHET TË IA BEJMË TË DIJTUR BOTES! EU, NEVERIA KA
NXENË, SE DRUHEJ TË IA NGREJMË TË PRITUR SQOTES OUUUH, RROTES, KOTES!!.
SEPSE QE PSE: NJË QEVERI QË KA SHKËPUTUR KONTRATEN ME SOVRANIN POPULL;
HEEEJ ZIJE NEVERI TEK NA SHTËRRSKUTUR LOGSHVATËN ME KOPRANIN RROPULL;
DUKE NA RRJEPUR AH, DUKE NA STEPUR, BASHKA, HASHKA ME ARMIQË SHEKULLOR
HËËË, GARDHIQËT TEMPULLOR; DUKE NA I GJUAR MBI FAQFË, KUKE NA SHUAR GRIR
TARAFË, SATRAPË, PËR T'GRABITUR TERË PASURINË MBARË SHTETRORE O, MBARË
SHQIPTARE; QË SI LUKURI BISHA TË TËRBUARA, ËH, SI DUKURI ISHA O, KISHA MË TË VËRBUARA, QË NUK DIJNË AS NUK NGIJNË, KURRË HE BURRË A GRUA, KËTE GURRË
A KRUA, T'PASURISË, TRASHËGIMISË, ZVARRË KOBËTARE, MBARË SHQIPTARE; O TEK
LE TA DIJË BOTA MBARË, SE SHQIPTARIA KA QENË, ËSHTË DHE DO JETË O, ZOT EDHE
PREJ ZOTIT, MBARË TROJEVE PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE; NUK PRANOJMË
AS TUK GRANDOJMË, KURFARË PROCESIONE AS KURFARË KONCESIONE TRADHËTIE
TRAGJEDIE, LUNDËR NËN THUNDËR, TË RUSO SERBO GREKO TURKE JGOSDLLAVET,
PUSO FERRKO FURKO TUGOSHKAVET! MË T'FALA REFUGJATË TË LUFTËS, MANI USA

Mirela Kopliku06/07/2022 11:40

Ju falenderoj nga zemra z. Agim Nesho, per analizen realiste dhe shume te guximshme qe i beni situates se deshperuar ne Shqiperi dhe reformes se degjeneruar ne drejtesi! Keni shume te drejte kur thoni qe kjo qeveri perverse ka rene dhe goditjen perfundimtare do t'ja jape revolucioni popullor! Eshte shume me vend edhe thirja qe i beni nderkombetareve qe deri tani, me nderhyrjet e tyre e kane demtuar dhe renduar shume, ne te gjitha drejtimet, gjendjen e Shqiperise dhe te popullit shqiptar. Asnje popull, sado injorant dhe i pazhvilluar, nuk duhet te vuaje si po vuan populli shqiptar. Milionat e lekeve te hedhura per reformen ne drejtesi e pame te gjithe se cfare rezultati dha!! N.q.s do te ishte ky rezultati i reformave te udhehequra dhe promovuara nga te huajt, do te preferoja me mire Kanunin tone te Lek Dukagjinit ! 1000 here me i moralshem, i drejte, i ndershem dhe me frytdhenes, se sa reforma e degjeneruar ne drejtesi!!!! Jemi me fat qe Shqiperia ka zoterinj te tille, si ju, qe nuk bejne kompromise me te keqen, per interesa personale, por perkundrazi me guxim i kunderviheni, kujtdo qofte!!!

Shto koment

Denonco