Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Berisha hyri në betejë fillikat, tani orteku i tij nuk ndalet kurrë me provokime

Berisha hyri në betejë fillikat, tani orteku i tij nuk ndalet kurrë me provokime

Nga Nga Hysni Gurra - 02/06/2022

Hyri në betejë fillikat.

Ndoshta edhe njerëz shumë të afërt të tij mund të kenë menduar se po i hyn detit në këmbë.

Të tjerët, jashtë rrethit të të afërmve, ishin të bindur që non- grata qe atentat politik me pasojë asgjësimi total.

Nuk e pranoi pa i dhënë shpjegime, nuk iu nënshtrua fatit që i kishin caktuar.

I sfidoi.

Doli, e nisi në një sallë hoteli në Tiranë takimin e parë.

U mbush plot.

Aq janë, 100-200 veta, nuk ka më mbështetje, thanë.

Takimin e dytë, me sa mbaj mend, e kishte në Fier, bastion i majtë.

E mbushi plot edhe atje sallën.

Kështu ndodhi një pas një në çdo qytet të Shqipërisë.

E quajtën se po mbledh njerëz jo të partisë.

E rrëzoi këtë teori kur mbushi stadiumin “Air Albania” plot më 11 dhjetor.

Kjo ishte Foltorja.

Manifestim politik i precedentë në historinë politike të Shqipërisë.

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit u munduan ta dublojnë me 18 dhjetorin.

Kërkonin me çdo kusht ta relativizonin thërrmijën që po bëhej ortek.

Erdhi marsi.

Data 6, pasim brilant nga një lojtar tjetër (Ilir Meta) që po ashtu luante në zonë thuajse krejtësisht i markuar nga të gjitha anët. Po që ia doli të nxjerrë pasim perfekt.

Ai e kapi pasimin, e tregoi veten se është sulmues i niveleve të larta, realizoi gol të jashtëzakonshëm më 6 mars.

Në zgjedhje kishte disfavor të jashtëzakonshëm.

I thanë s’ka logo, populli voton logon.

Ua rrëzoi.

I thanë nuk fiton se doli ambasadorja tha mos i jepni vota se është non-grata.

E rrëzoi.

Në 5-6 muaj bëri 3 herë zgjedhje.

Ktheu votën, e cila as në PD, as në parti tjera nuk po ekzistonte më dekadën e fundit.

Në fillim çdokush që dyshonte dhe hamendësonte, mund të kishte një farë të drejte.

Sot, askush s’ka më asnjë argument.

Sali Berisha hyri në betejë fillikat, as ai vetë ndoshta nuk e dinte se sa mbështetje do të kapitalizonte.

Tani është fakt, ai nuk është më vetëm, ka së paku 40-mijë shqiptarë, të numëruar, pas vetes.

Të cilët e besuan dhe votuan, me dhe pa logo.

E doni, s’e doni, është zgjedhje e secilit.

Por, n’mundshi, më gjeni një tjetër lider politik, i cili në kushtet dhe rrethanat e tij, niset vetëm në një betejë me të gjithë kundër, dhe del në fund të betejës me mbi 40 mijë ndjekës vullnetarë.

Këta nuk mund t‘i quash kurrë as ushtarë, as servilë pasi Berisha nuk pati as pushtet, as kontakt me ta për gati një dekadë, mjete të cilat mund të bëjnë ushtarë ose servilë.

Kështu që çdo përpjekje për të ndaluar këtë ortek me mënyra të tjera përveç VOTËS, do të thotë të kërkosh të provokosh mbi 40 mijë njerëz njëherësh me zor.

A do ta marrë kush përsipër të vazhdojë me provokimin e këtyre 40 mijë njerëzve?!

Nuk besoj!

Kjo do të ishte papjekuri edhe më e madhe se sa çdo provokim apo stërkëmbësh i gjithë këtyre nëntë muajve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA02/06/2022 21:25

BERISHA HYRI NË BETEJË FILLIKAT; TANI ORTEKU I TIJ NUK NDALET KURRË MË POROVOKIME!" BERISHA SHTYRI NJË BETEJË TRILLIFAT, ANI ORTEKU I TIJ TUK NDALET AS ME PRORE TRIME!! " JU LUTEMI, MOS T'NA BASHKOHËN TERË ATA,
PËR HATA, QË I KANË DUARTË E PËRGJAKURA ME GJAK TË VËLLAZËRVE DHE MOTRAVE TË MBARË TROJEVE TONA DHE POPULLKOMBIT TERË SHQIPTARISË!"
KËTO ISHIN LUTJET E ISH VEPRIMTARIT, PATRIOTIT EDHE MË TË PËRVHAJTURIT,
MU DJALIT T'ISH IDEATORIT TË LIDHJES MBARË SHQIPTARE TË PRIZRENIT, VETË
MITHAT FRASHËRIT; I PËRNDJEKUR, I BURGOSUR POLITIK NGA RUSO SERBO GR-
EKO TURKO JUGOSLLAVE, MIGRUAR NË USA. T'FALA REFUGJATË LUFTË, MANI USA

Shto koment

Denonco