Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Si po përdoret 'non grata' për minimin e demokracisë

Si po përdoret 'non grata' për minimin e demokracisë

Nga Enton Abilekaj - 31/05/2022

Një vit më parë, kur përcaktimi ‘non grata’ i Sali Berishës sapo ishte lëshuar, motivacioni dukej më i rëndësishëm se vetë akti. Përderisa ish-kryeministri akuzohej për korrupsion dhe minim të demokracisë, pritej që së shpejti dosjet e tij të hapeshin për të filluar një proces ligjor ndaj njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të tranzicionit 32-vjecar, ashtu siç pritej që frika e pushtetarëve në detyrë të rritej dhe rrjedhimisht korrupsioni të binte, prej mesazhit të fortë që SHBA po jepte për një ish.

Motivacioni sugjeronte gjithashtu përmirësim të ambientit demokratik. Duke e akuzuar një ish-kryeministër për minim të demokracisë, 8 vite pas largimit, dukej një mesazh i qartë për kryeministrin në detyrë, që edhe pa akaparuar zgjedhjet e 25 prillit, kishte një pushtet thuajse totalitar.

Një vit më pas, nuk ka asnjë proces për korrupsion ndaj Sali Berishës. Akuza për ish-kryeministrin nuk po vërtetohet, ndërsa korrupsioni qeveritar ka arritur përmasat më të larta që nga viti ’90. Mesazhi që SHBA tentuan të jepnin për korrupsionin dha efektin e kundërt, u kuptua si një sulm ndaj opozitës dhe licencë për qeverinë që të shtojë abuzimet.

Motivacioni i dytë, i minimit të demokracisë, ka dështuar akoma më keq. Ajo që ndodhi dje në Kuvend me Simon Mirakën, ajo që ka ndodhur javën që shkoi me anëtarët e komisioneve të Reformave zgjedhore dhe Territoriale dhe ajo që ndodhi dhe po ndodh me Presidentin, tregon se ‘non grata’ po përdoret pikërisht për minimin e demokracisë, por nga Edi Rama.

Në fillim e përjashtoi Berishën dhe atë pjesë të grupit të PD-së nga propozimet për Presidentin. Krijoi një proces, kur ajo pjesë e PD-së që mori statusin e opozitës në 6 mars, u përjashtua. Në vend të saj, u ul me përfaqësuesit e forcës së tretë. Duke përdorur justifikimin e ‘non grata-s’, Edi Rama e përjashtoi opozitën edhe nga Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale. Këto do të bëhen me pakicën e PD-së, që pasi humbi statusin e opozitës nga vota, po mendon ta fitojë nga maxhoranca duke i shërbyer planeve të Ramës.

Duke qenë e painteresuar për votën, pjesëmarrja e pakicës së PD-së në Komisionet e Reformave, do të prodhojë një skemë akoma më në favor të Edi Ramës. Pakica e PD-së, me justifikimin e ‘non gratës’, është hedhur në krahët e Edi Ramës dhe është nisur për të asgjësuar përfundimisht opozitarizmin me Kod Zgjedhor dhe ndarje të re Territoriale.

Kjo skemë u qesharakëzua dje, kur Taulant Balla, me vendim personal, vendosi të hedhë poshtë atë që miratoi live, me votim të hapur Komisioni i Ligjeve. Kryetari i grupit të PS-së, pa votuar, madje pa konsultuar asnjë nga socialistët që votuan të premten Mirakën, doli dhe deklaroi prishjen e votimit të një komisioni, hedhjen poshtë të kandidatit të opozitës, mohimin e një tjetër pjesëmarrjeje të opozitës në një institucion të pavarur.

Duke përdorur përcaktimin e Departamentit të Shtetit për Berishën, Edi Rama është duke kapur Presidentin, komisionet e posaçme parlamentare, madje dhe institutin e dosjeve të diktaturës. Duke përdorur ‘non gratën’ ai po përçan opozitën dhe po rekruton një pjesë të saj. Nëse zgjedhjet e 25 prillit, me gjithë problemet, prodhuan një parlament me opozitë të fortë, ‘non grata’ e ndihmoi Ramën të përçajë opozitën, të prodhojë një grup deputetësh që shfaqen si opozitë, për t’i mohuar opozitës pjesëmarrjen në të gjtiha institucionet, mbi të gjitha në Parlament.

‘Non Grata’ është bërë arma e preferuar e Ramës për të asgjësuar opozitën përfundimisht, për të rikthyer situatën siç përpara 3 vjetësh kur krijoji opozitën false, për ta përdorur në fitoren e zgjedhjeve me Kushtetutë.

Përcaktimi i Departamentit të Shtetit, ka shërbyer pikërisht për të kundërtën e asaj që sugjeron motivacioni, po i shërben minimit të demokracisë dhe konsolidimit të pushtetit totalitar të një njeriu./Dosja.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kasemi31/05/2022 21:05

Shume i sakte arsyetimi.
Do ju sygjeroja nqs do ishte e mundur:
Perkthejeni besnikerisht dhe cojani Z. Blinken dhe mundesisht Znj Kim.

Azemi31/05/2022 20:40

Shume interesante kjo analize, veprimi i Amerikaneve ndaj zotit Berisha eshte i padenje. Kerkesa e zotit Berisha te hapen dosjet e tij eshte shume e cilter, dhe njerezit e lire e fisnike e vleresojne kete. Edhe po te jesh socialist e hap vetem njerin sy, e sheh ciltersine e zotit Berisha.

Per mendimin tim ka nje hap qe nuk e kupton, zoti Rama, me shoke, se duke i pregatitur dosjen per vulen “non-grata” te zotit Berisha, ka bere nje gabim politik dhe taktik.

Gabim politik sepse zoti Berisha kishte ikur, dhe Rama kishte ne opozite te dobet (qe Rama e mundi 3 here), me hile apo pa hile, dhe sipas fjalimit te tij te fitores ishte nje opozite qe Rama “i shtriu doren” se ishte aq e dobet se demokratet po iknin nga Shqiperia per gjithmone. E kunderta ndodhi, zoti Berisha eshte sot kryetar i PD. Pra po te shohesh rezultatin eshte gabim politik per Ramen.

Gabimi taktik eshte se duke i dhene vulen “non grata” zotit Berisha, me akuze “minim demokracie” dhe me nje akuze te larget “qe ke ndihmuar te tjere te pasurohen” e mbylli denimin e zotit Berisha me kaq. Fjalet e zotit Kraja kohet e fundit e lane te kuptojne kete, kur tha se nuk mund te akuzoje zotin Berisha me shume se Amerika. Ne krahasim me zotin Berisha qe dergoi ne burg zotin Nano ne Shqiperi mes ligjeve te Shqiperise, akti per shpalljen “non grata” ishte nje goditje posht brezit (e pandershme) ndaj zotit Berisha. Natyeisht nese zoti Berisha eshte i paster atehere ligji vetem e mbron nuk e denon.

Dhe po te shohesh situaten me qetesi, Amerikanet kane vepruar shume hapa “shahu” perpara, sepse edhe sikur zoti Rama te fitoje zgjedhjet rrjesht (shume e mundshme kjo per shkak te largimit ne mase te demokrateve, qe nuk e mundin dot propaganden komuniste, mos harro se prinderit tane deshtuan per 50 vjet ne te njejten gracke), pra edhe nese Rama fiton prape, Amerikanet e kane vendosur te rrespektojne popullin Shqiptar pergjithmon, sepse e dine se ne shpirt jemi fisnike e te cilter (perfshij ketu socialist e demokrate te thjeshte qe punojne me djerse me dashuri per familjet e tyre dhe e duan traditen).

Them se Amerikanet jane shume hapa para politikisht, sepse, e kuptuan se Rama “fiton” duke ushqyer urrejtje ndaj zotit Berisha (p.sh. “fajin e ka Saliu”) dhe duke krijuat percarje ne popull (“do ju mbysin maloket”, kjo e fundit eshte nje teme interesante, por e thene shkurt, Rama zbaton luften e klasave te “xhaxhit” Enver).

Por Amerikanet jane popull i madh, qe studiojne boten dhe kane njerez te ditur qe mendojne per qindra vjet ne kohen e ardhme. Mendoj keta njerez kane vendosur qe te mos e lejojne Ramen ti ushqeje Shqiptaret (ku shumica jane socialiste) te urrejne Ameriken. Prandaj per eshte e arsyeshme, pas votimit te Rames per here te trete nga populli, Amerikanet i dhane nje shuplake zotit Berisha se (“fajin e ka Saliu”).

Po ta shohesh qete, kjo punoi politikisht sepse shume socialiste qe deri dje ishin ushqyer me urrejtje ndaj Amerikes nga vete Rama (p.sh kujtoni se si Rama sfidonte “tytat e Amerikaneve” pak para zgjedhjeve), te njejtet socialiste tani e mbrojne Ameriken. Dhe zoti Berisha ka thene se beson tek Amerika edhe pse eshte “non grata”.
Kjo eshte e mire se rrit miqesine Shqiperi me Amerike.

Hapi tjeter i Amerikaneve eshte patundshmeria e tyre ndaj Ligjit, po te shohesh me qetesi, nje nga nje, shokeve te Rames po “u rreshqet kemba” (perdor ketu fjalet e vet Rames) “faji eshte i individit”. Edhe kjo natyrisht eshte e mire sepse ngadale do te largoje njerez te verber nga pasuria dhe do hapen rrugen per njerez fisnik e te ditur (socialist apo demokrat) qe do e ndihmojne popullin e dlire Shqiptar te ece para, sepse me te vertete vendi me i mire per nje njeri eshte aty ku ai ka lindur.

Edhe nje gje qe ka dal ne pah qe shpresoj socialistet e ndershem do ta kuptojne besoj, eshte se Rama ne thelb po sponzorizohet nga kapitaliste ekstrem. Kjo per nje njeri qe e sheh me qetesi tregon se Rama nuk eshte as socialist, eshte ne fakt e kunderta e socializmit “vetjak”.

Kurse nga ana tjeter shokeve te zotit Rama po u “rreshqet” kemba nje nga nje e po denohen me burg.

Martin31/05/2022 20:20

Deri sa te shpallet fajtor nga vjukata shqipetare, Berisha eshte jo fajtor. Termi "nongrata", eshte nje spekullim, nje abuzim dhe linçim ndaj Berishes. Vetem gjyqi i ndalon keto maskarenj nga vazhdimi i kesaj maskarade, ndaj z Berisha. U be Spiropali balla apo te fraksionit Basha e Alibeja, dhe Edi kryqetari i kishes Greke, te pergojoje bashjeatdhetarin e tij, nje turp, nje skandal

Martin31/05/2022 17:56

Te hidhen ne gjyq nga Z Berisha, te gjithe ata qe lehin. DASH, ka shpallur nongranta por ne shqiperi Berisha duhet te kete mbrojtjen e ligjit deri sa te provohet ne gjykate me shkeljet e ligjit, ai eshte i pafajshem. Turp per parlamentin shqipetare qe pranon kete linçim publik te Ush presidentit, dhe ish kryeministrat.z Berisha duhet te hedhe ne gjyq cdonje qe merr neperkembe nderim e tij. Sidomos, spiropslin ballen dhe Ram shovinistin

Landi31/05/2022 15:04

Sakte
megjithe animin majtas, ktu eshte sakte

Shto koment

Denonco