Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

Nga Andi Bejtja - 08/01/2022

Shumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Janarin e cilësuan si betejë për godinën, por dhe ata vetë ndoshta akoma nuk janë të ndërgjegjshëm se, sot vërtet nuk arritën të merrnin Selinë Zyrtare të Partisë Demokratike, por në fakt murosën përfundimisht Lulzim Bashën.

Nga sot mund të ketë ndonjë socialist që mund të votojë Lulzim Bashën, Grida Dumën apo Salianjin, por demokratë vështirë. Sot godina vërtet nuk u mor, por Basha u muros njëherë e mirë në Kryeministrinë e Edi Ramës.

Sot Aleanca e Gazit, gaz nga mercenarët në PD, gaz nga policia jashtë PD-së, nuk vërtetuan thjesht atë që demokratët e thjeshtë e kanë ndjerë me kohë.

Sot Aleanca e Gazit ishte radiografia më e mirë dhe e ‘Non Gratës’ së Berishës, që personalisht mendoj më shumë se kudo, arkitektët e kësaj ‘non grate’ i gjen të Aleanca e Gazit.

Në këto kushte dhe vetë Berisha ka një mision e një përgjegjësi, shumë më të madh nga ç’mund të jetë nisur në fillim. Nga sot e tutje kjo betejë është përtej godinës së PD-së, përtej dinjitetit të Sali Berishës: Sot u hodh betoni i parë i opozitës ‘jo fake’ dhe ‘jo fasadë’.

Të shohim sa shpejt dhe sa lart do ngrihet godina dhe fundja e fundit, për hir të së vërtetës nën një toke ku plehun ia hedhin gjithë institucionet e kapura, prokurorët, gjykatësit, mediat e kapura….

Nga sot duhet vizion tjetër dhe strategji tjetër, përtej godinës së PD.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari09/01/2022 08:27

Nga dje date 8 janar lyl brava eshte armiku i cdo demokrati. Une jam njeri prej tyre qe lyl bytha me policine kriminale na helmoi. Nuk e kisha menduar kurre qe lyli ish kryetar i partise qe ne themeluam do te shkonte deri ne kete pike. Ndaj nga dje ai eshte armiku im, armiku i djemve te mi dhe armik i fisit tim. Besoj keshtu eshte per cdo demokrat tjeter te dhunuar nga mercenaret e llyllit dhe policise kriminale te edvin qelbesires. Te dy keta ndyresira edvin kelliren dhe liliputin llyll brava historia do ti mbuloje me turp. Nuk i heq asnje presje asaj cka thote Z. Bejtja. Doktori ti prije betejes qe kemi nisur.

Shto koment

Denonco