Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendimi, PD një 'vulë' për bashkimin

Basha ka humbur rrugën në oborrin e PD, por të mos humbasë mendjen politike

Basha ka humbur rrugën në oborrin e PD, por të mos humbasë mendjen politike

Nga Mehdi Hyseni - 05/01/2022

Lulzim Basha e ka humbur rrugën në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, por të mos e humbasë mendjen politike. Në këtë rast nuk mund t’i ndihmojë asnjë “avokat i drunjtë” qoftë ai  edhe  i kohës së perënduar të Kristaqit, sepse kur njeriu e humb rrugën në shtëpinë e vet,  as “i huaji” i Albert Camy-s nuk mund  ta ndihmojë për ta gjetur rrugën e vërtetë të jetës politike.

Nga ky fenomen shumë befasues, i papritur, shumë absurd dhe i çuditshëm në skenën politike në Shqipëri, duke qenë se Lulzim Basha ka humbur tetë vjet rresht betejat politike në krye të opozitës në Shqipëri (2013-2021), ai nuk skuqet fare që të japë dorëheqje, edhe pse 4446 delegatë të Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar votuan për shkarkimin e tij më 11 dhjetor 2021.

Ndërkaq, më 18 dhjetor 2021 u bë Referendumi në të gjithë Shqipërinë, ku 43.385 anëtarë të bazës së Partisë Demokratike votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Pas 8 vjetësh humbjesh të njëpasnjëshme, Lulzim Basha sheshit ka humbur besimin te shumica dërrmuese e anëtarësisë së bazës së Partisë Demokratike në Shqipëri. Prandaj, logjika e shëndoshë e thotë që ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është i detyruar që moralisht, politikisht, ligjërisht dhe demokratikisht, të respektojë vendimin e miratuar nga shumica dërrmuese e anëtarëve të PD-së.

Në këtë rast konkret, nuk nevojitet kurrfarë “avokati i drunjtë”, sepse ka folur Sovrani-Baza-Anëtarësia e Partisë Demokratike. Kjo ia ka vulosur fatin politik Lulzim Bashës sipas “meritave” të tij, dështimit politik tetëvjeçar (2013-2021).

Prandaj, Lulzim Basha nuk ka asnjë të drejtë ligjore që ta uzurpojë dhe ta shndërrojë në “kështjellën” e tij mbrojtëse selinë e Partisë Demokratike, sepse  ajo nuk është pronë private e tij, por e PD-së. Atë nuk e ka trashëgim  as nga gjyshi e as nga babai i tij, por ajo është Shtëpia e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në vend se Lulzim Basha t’u kërkojë ndjesë të gjithë anëtarëve të PD-së, që me plot të drejtë e kanë shkarkuar nga pozita e kryetarit, mbase për 8 vjet nuk ka qenë në gjendje, që këtë parti ta sjellë në pushtet, ai  me kokëfortësi irracionale, pa asnjë arsye valide (sepse u dëshmua humbës në politikë) dhe pa kurrfarë të drejte morale, ligjore dhe kushtetuese nuk i bindet vendimit të votës së anëtarësisë së bazës për shkarkimin e tij të ligjshëm. Përkundrazi, Lulzim Basha i ka shpallur luftë politike bazës së PD-së, duke uzurpuar godinën e selisë së saj.  

Mirëpo, ne i apelojmë Lulzim Bashës, që të mos dalë jashtë rregullave dhe parimeve politike paqësore e demokratike e as jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke provokuar me paramendim durimin dhe vullnetin e 4446 delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar, bërë në “Air Albania” në Tiranë, më 11 dhjetor 2021 si dhe  të “43.385 anëtarëve” të bazës së PD-së, të cilët me voton e tyre e shkarkuan Lulzim Bashën në Referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Sa më sipër, Lulzim Basha do të duhej ta dinte se në çdo sistem demokratik vota është Alfa dhe Omega, që përcakton të drejtat dhe liritë e njeriut. Prandaj, Lulzim Basha, duhet t’i bindet votës së shumicës dërrmuese të anëtarëve të bazës së PD-së (sipas së cilës është shkarkuar në mënyrën me demokratike-me plebishit), të japë dorëheqje para se të mbahen protestat kombëtare më 8 janar 2022, të thirrura nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, siç ka paralajmëruar Sali Berisha, anëtar i këtij Komisioni.

Pra, e apelojmë Lulzim Bashën që në këtë rast konkret të luajë rolin e paqësorit, duke u tërhequr burrërisht  nga selia e PD-së pa asnjë potere politiko-propagandistike dhe, pa shkaktuar asnjë incident , duke imituar ndonjë hero politik a historik siç ishte dikur në messhekullin XIX, Oso Kuka, gjoja se po mbron selinë e PD-së nga PD-ja.

Mirëpo, sot, XXI, 2022, këtë problem të madh jetik të Oso Kukës nuk e ka Lulzim Basha, veçse duhet të lërë kolltukun  e kryetarit  në PD. Këtë duhet ta bëjë Lulzim Basha në mënyrë ligjore, demokratike dhe paqësore.  

Thjesht, nëse Lulzim Basha dëshiron që edhe më tej të merret me politikë, atëherë duhet të mendojë dhe të veprojë politikisht, duke synuar që të mbetej edhe më tej aktiv në skenën politike në Shqipëri. Ndryshe, çdo formë tjetër jashtë kompromisit politik me bazën e PD-së, do ta eliminojë Bashën nga politika.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Demokrat .06/01/2022 01:35

Ti o Lul Bravaxhiu me kot te rren menja se do bunkerizosh Partine Demokratike . O lul legeni sa i pa fytyre paske qene prandaj nuk ben doreheqje u be 4 pale zgjedhje se jane pazaret me Edvin Drogmenin per Portin e Durresit e lloj lloh pazaresh e poshtersish ne kurriz te Demokrateve , ngrin e shkrin sa here o njeri pa shtylle kurrizore , kji duket shume qarte se paske ardhe ne Partine Demokratike me synimin e vetem te Sorrosit qe te dha bursen e shkollimit ne Hollande vetem per ta shkaterruar PD .po nuk do ja arrisesh qellimit tend o zorraxhi i Sorrosit dhe Rames bashke prit se nuk ke pa gje akoma po te kujtoj shprehjen e ketij drogmenit qe je peng i pazareve .

Koli05/01/2022 15:39

Eshte kaq e qarte qe zoti Basha vepron nen udhezimet direkte te zyrtareve amerikane, te cilet e kane rekrutuar kohe me pare dhe nuk do ndalojne derisa Berisha te shkaterrohet. Ndersa keto zyrtaruce amerikane e kuptojne se nuk e arriten qellimin ne kohen dhe cilesine e deshiruar, ato nuk mund te humbasin fytyren e tyre prandaj dhe do te synojne nje perplasje. Dhe kuptohet qe me shtetin e Rames ne dore, nga perplasja do humbe Berisha. Serish, ato nuk kalkulojne publikun pasiqe eshte i dobet, i mefshte dhe me pak gjasa te stand up. Problemi me i madh, per te ardhur keq, eshte se ndersa leshkot amerikane interesin e shqiptareve e kane nje cope leter me te cilen nese nuk ecen fshijne edhe menderen, per ne, Shqiptaret, humbja eshte e rende. Ashtu si pas 1945 ku amerikanet eksperimentonin permbysje pushteti ne Tirane, dhe shqiptaret vrisnin njeri tjetrin. Sot, vertet qe nuk po vritemi ne kuptimin fizik. Por ajo qe po vritet eshte me e rendesishme. Po vritet liria per te zgjedhur.

DEMOKRATI I BAZES05/01/2022 12:06

LULMUT BRAVA OSE DO TE PIRDHET VETE NGA PARTIA DEMOKRATIKE OSE DO TA PERZEME ME SHQELMA BYTHEVE DHE DO TA HEDHIM NE LANE, ATJE KU E KANE VENDIN FEKALET!!
PARTIA DEMOKRATIKE ESHTE PRONA E DEMOKRATEVE DHE JO NJE NDERMARRJE SH.P.K. E KETIJ PLEHRES, KUNATIT DHE VJEHRRIT TE TIJ ENVERIST!!
LULMUT BRAVA! PO TE BEJ NJE THIRRJE SHUME TE DREJTPERDREJTE: LARGOHU VETE SA ME PARE, PERPARA DATES 8 JANAR 2022, DHE BOLL I PROVOKOVE DEMOKRATET!! SEPSE NDRYSHE DO TE PERFUNDOSH SHUME KEQ SI NJERI DHE POLITIKISHT!! MOS U FRIKESO PER JETEN, SEPSE NUK MERREMI ME NJE PLEHRE SI TY. SEPSE NJE NJERI ESHTE ME KEQ KUR VDES MORALISHT DHE POLITIKISHT SE SA FIZIKISHT! NESER NUK DO TE KESH SY DHE SURRAT QE TE DALESH NEPER TIRANE SI QYTETAR I THJESHTE DHE JO ME PERPARA DEMOKRATEVE!!
THIRRI MENDJES NESE TE KA MBETUR SADOPAK TRU SA NJE SARDELE!
KE 8 VJET QE PO I PERDOR, PO I SHFRYTEZON, PO I MASHTRON DHE PO LUAN ME DEMOKRATET PER TE PASURUAR FAMILJEN TENDE, KUNATIN DHE VJEHRRIN TEND ENVERIST!! DEMOKRATET NUK KANE PER TA FALUR KURRE KETO POSHTERSIRA QE PO BEN NE EMER TE PARTISE DEMOKRATIKE DHE NE EMER TE DEMOKRATEVE SHQIPTARE!! LARGOHU DHE SHPORRU NGA SELIA E PARTISE DEMOKRATIKE!!!

Shto koment

Denonco