Tirana Papers

Tirana Papers

Nga Artan Fuga - 03/01/2022

Në historinë e gazetarisë ka raste të mëdha të nxjerrjes në shesh të informacioneve që kanë përbërë interes publik, që ose i kanë investiguar gazetarë heronj, ose ka pasur rjedhje informacioni nga establishmenti, ose ky informacion është botuar nga drejtues heronj mediash! 

Kjo është e vërteta që çdo student i vitit të dytë gazetari e di, ose duhet ta dijë, në mos nuk e di, duhet ta mësojë! Por vitin e tretë nuk mund ta kalojë nëse nuk e di!  

Ka Vietnam Papers, ka Watergate, ka Panama Papers, por ja paska edhe Tirana Papers, rasti më i turpshëm jo i rjedhjes të informacionit në media, se këtu nuk ka asgjë të keqe, por që uji i informacionit rrjedh si përrua, dhe media nuk e merr ta paraqesi për të qenë hidrocentral që të bëjë dritë, të ndriçojë.  

Sepse e kanë kapur për fyti! Nuk është rrezim i shtetit, jo, se ka pasur shtete më të mëdhenj, u ka rjedhur informacioni sekret, dhe kanë ekzistuar si më parë! 

Është dështimi përfundimtar i besimit në drejtësinë sociale, është konfirmimi i korrupsionit kapilar, është mbretërimi i së paligjshmes në institucionet publike që duhet të jenë shembulli i respektimit të ligjit, dhe pastaj më e trishtueshmja, është, oh!, vdekja e gazetarisë, tredhja e medias, jo e gazetarisë investigative sepse për atë as është bërë fjalë ndonjëherë, por për atë që quhet thjesht gazetari, raportim i thjeshtë i lajmit! 

Gjejeni tani kush vlen, media sociale që i boton, flet, i komenton, apo media profesionale që hesht? Ja nuk përgjigjem vetëm pyes!  

Këto vdiqën! Kishin vdekur, por kriza e Tirana Papers, por jo rrjedhja e informacionit sikundër e trajtojnë krejt keq, mbrapsht, gabim, disa drejtues gjoja opozitarë, por fakti se çfarë tregojnë këto të dhëna, dëshmon se vdiqën të gjitha këto më sipër.  

Nesër analizë këtu për një vështrim të parë global të TIRANA PAPERS!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku04/01/2022 14:58

Shumë saktë profesor. A të kujtohet profesor …. Kur erdhën ameriqenët për të shpronësuar Fatos Nanon, me moton për të luftuar korrupsionin, u kapën cigare kontrabandë dhe u arrestuan vëllezërit Koka. Atë vit fitoi zgjedhjet PD e Sali Berishës. Politikani i PS Lefter Koka ja hodhi pa lagur sepse fajin e mori përsipër i vëllai Nar Koka që shkoi në burg. Pasuria e këtyre mafjozëve nuk u prek. Ato ishin çikërrima. Më pas në kohë të Saliut u akuzua kanabisi i Lazaratit. U rrëzua Berisha dhe u sulmua Lazarati me ushtri. Pasardhësi Edvin Drama kanabizoi tërë Shqipërinë, gjithë policia dhe ushtria, nën drejtimin e ministrit të brendshëm, u mobilizua për suksesin e fushatës dhe ministren e mbrojtjes që fikte radarët për të mbrojtur trafikantët e shtetit, si dikur me Qazim Myftiun. Me ato para u blenë votat, u blenë zgjedhjet e mandatit të dytë të Edvin Krimit. Ministri Saje Qorri vazhdon në gjyq ndërsa policët e ndershëm janë në azil politik në Zvicër. Edvin krimi bëri hopin cilësor duke u investuar te kokaina dhe heroina. Vuri në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta tërë makinerinë e shtetit, policinë, ushtrinë, median… madje edhe trupin (turpin) dhjepllomatik me në krye një kineze me emrin Kimete, të cilët marrin llokmat e veta të majme. Pra çikërrima cigaret e Ter Kokës dhe Fatos Nanos, çikërrima Lazarati në krahasim me Narko Shtetin kampion bote të Edvin Dramës. Ku janë ata ameriqenët e djeshëm që u zëvëndësuan nga ameriqenë të rinj të cilëve i u intereson ky kriminalitet shtetëror i Shqipërisë . Se përse… ndoshta do na e sqarosh në ndonjë shkrim tjetër… po ta mbajti të bësh heroin e gazetarisë investigative… Në këtë gjëndje ku ka katandisur shteti shqiptar nuk ja zgjedhje e votime që mund ta ndryshojë. Këtu hyn teoria e dhunës e një populli të tredhur, eunuk …. Ndoshta Saliu në moshë tashmë të pjekur do krijojë energji te rinia sikur në vitin e largët 1991…

Shto koment

Denonco