Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendimi, PD një 'vulë' për bashkimin

Opozita s'mund të jetë 'plaçkë' e shitur tek një grup njerëzish, që duan vetëm pushtet personal

Opozita s'mund të jetë 'plaçkë' e shitur tek një grup njerëzish, që duan vetëm pushtet personal

Nga Genc Deromemaj - 29/12/2021

Sot është një ditë e shënuar për PD Vlorë!

Është 31 vjetori i Themelimit të saj.

I Partisë që solli Lirinë dhe Demokracinë në këtë vend!

I Partisë që solli Shpresën dhe Zhvillimin tek Shqiptarët dhe Shqipëria!

Ishte një Mision Historik që Partia Demokratike e morri përsipër dhe e kreu me sukses!

Ndaj në këtë përvjetor, në emrin tuaj, ju përulemi emër për emër, të gjithë atyre nismëtarëve të Dhjetorit ‘90 që themeluan degën e Vlorës;

I atyre që thyen frikën dhe morrën pjesë në mitingun e parë të 6 Janarit ‘91 në Sheshin e Flamurit ndërmjet të cilëve ishte dhe Prof. Dr. Sali Berisha;

I qëndrestarëve të vitit 1997;

Të gjithë Demokratëve të thjeshtë që nuk e kanë braktisur PD edhe në ditët e saj më të vështira, por edhe kur disa prej nesh morrën pushtet dhe i harruan ata!

Sot, pas 31 vjetësh, PD është përsëri përpara një sprove të madhe, në fillim me veten e më pas me Shqiptarët e Shqipërinë!

Sot ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, paçka se disa brenda nesh, atje lart, na duan të përçarë e si plaçkë opozitare të shitur tek një grup njerëzish që duan vetëm pushtet personal!

Sot të dashur Demokratë, është Mision Historik Rithemelimi i PD!

Rikthimi i saj tek demokracia e brendshme dhe vendimmarrja e bazës!

Sot e gjithë shoqëria shqiptare në të gjitha aspektet e jetës së saj ka nevojë të madhe për demokraci, vendimmarrje e garë përmes votës reale, sepse të gjitha këto po kufizohen çdo ditë e më shumë!

PD duhet dhe do ti përcjellë këto vlera në të gjithë shoqërinë shqiptare!

Rruga jonë është e vështirë, por idealet e guximi i 31 viteve më parë le të na shërbejnë si shembuj pozitiv se gjithçka arrihet kur ke mbështetje zemrat e ndjenjat e zjarrta demokrate!

Gëzuar Datëlindjen PD Vlorë!

*Kryetar i degës së PD Vlorë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA30/12/2021 00:37

E KISHIN PAS PYETUR NJË PROF. DR. SHUMË TË AFTË DHE SHUMË TË MIRË SE:
-A JE I PA ZAVENDSUESHËM I NDERUARI PROF. DR. UNIVERZITETI?!
PËRGJEGJJA ISHTE QË, ASNJË PROF, DR. UNIVERZITETI NUK MUND TË JETË I PA
ZAVENDSUESHËM; AI PROF. DR. UNIVERZITETI QË NUK I KA AFTËSUAR STUDENTËT
E VETË, QË TA ZAVNDËSOJNË EDHE TË IA KALOJNË ISH PROF, DR. UNIVERZITETIT QË
TERË VENDI TË ARRINË VLERAT MË TË LARTA DHE MË TË ARTA TË DEMOKRACISË E
RIBASHKIMIT DHE RITRASHËGIMIT TË LIRISË DHE PAVARËSISË MBARË SHQIPTARE!
A, NËSE AI PROF, DR. QË EDHE PAS TRI DEKADAVE PARAQITET SI I PA ZAVENDSUE-
SHËM ATËHERË; AI NUK ËSHTË AS KURFARË PROF, DR. UNIVERZIETI PËR POPULL
KOMBIN; PORSE VETËM DHE VETËM, PËR INTERSA TË VETA PËRSONALE DUKE NA
DËMTUAR DHE SHKATRUAR TERË ARDHËMËRINË DHE TRURIN E POPULL KOMBIT
HEJ, MBARË DUKE PËRÇARË TERË SHQIPTARINË EDHE MBARË RININË!. MANI USA

Shto koment

Denonco