Pasojat e politikës rajonale të Ramës dhe heshtjes së blerë të Bashës

Pasojat e politikës rajonale të Ramës dhe heshtjes së blerë të Bashës

Nga Bujar Nishani - 28/12/2021

Që nga pavarësia dhe krijimi i shtetit shqiptar, kërcënimet, sfidat dhe pasojat e tyre në lidhje me sigurinë dhe integritetin kanë qenë të shumta dhe të pandërprera. Megjithëse shteti i krijuar shqiptar pas pushtimit 500-vjeçar osman, ishte një copëzim i territoreve të trashëguara e të populluara prej kombit shqiptar, nisi të ekzistonte si një shtet sovran por nën shantazh e agresion të pandërprerë dhe që vijon sot e nuk ka gjasa të ndalojë ndonjëherë si platformë, politikë e dinamikë.

Dihen pasojat katastrofike të izolimit dhe çmendurisë gati 50-vjeçare të komunizmit, me një kosto dramatike për imazhin dhe interesat shqiptare.

Një vend dhe popull historikisht në copëzim, asimilim, margjinalizim, nuk ka reshtur kurrë të reagojë e sakrifikojë në përballje me këto realitete që i vinin në kohëra.

Rënia e izolimit dhe terrorit të brendshëm në fillim vitet ‘90, krijoi hapësira e mundësi të tjera, shumë herë të fituara e shumë herë të humbura. Karakteristika më evidente politike e pas diktaturës ishte qeverisja në pluralizëm politik.

Qeverisja e alternuar midis së djathtës e së majtës ka pasur diferenca të qarta e të shumta, ka pasur konflikte e përplasje politike. Nëse ka pasur një fushë, një çështje, një platformë të njëjtë dhe asnjëherë e ndryshuar pavarësisht alternimit të qeverisjeve, ajo ka qenë politika e jashtme e Shqipërisë.

Shqipëria nuk është as një vend i madh, as një treg i madh e as një fuqi e madhe ushtarake. Për pasojë nuk është e nuk mund të jetë një aktor në politikën ndërkombëtare globale. Por shqiptarët janë faktori themelor dhe më i madhi në rajon (Ballkan) e për pasojë Shqipëria është e duhet të jetë aktor i rëndësishëm e influencues rajonal.

Për shkak të së shkuarës, së tashmes e së ardhmes, interesi shqiptar në këtë influencim është paqja, stabiliteti, bashkëpunimi. Kjo ka qenë dhe arsyeja përcaktuese në mbajtjen e së njëjtës qasje në politikën e jashtme (veçanërisht rajonale) nga të dy krahët e politikës.

Kjo ndryshoi papritur në fundin e vitit 2013, kur e majta u rikthye në qeverisje nën drejtimin e Edi Ramës, një individ kontrovers, pa formim shtetari, pa eksperienca në diplomaci, i përfshirë thellë në afera korrupsioni gjatë qeverisjes së Tiranës, veçanërisht në kontrollin dhe abuzimet me territorin.

Për herë të parë ndryshoi ajo që kishte qenë konsensusi më i konsoliduar midis së majtës dhe të djathtës: politika e jashtme, veçanërisht ajo rajonale.

Konsensusi midis palëve kishte konverguar nga fakti i njehsimit të politikës së jashtme me interesin kombëtar, siç në fakt është në çdo vend tjetër.

Interesi kombëtar i shqiptarëve përputhet plotësisht me kulturën perëndimore, modelin prosperues evropian dhe stabilitetin e mirëkuptimin rajonal.

Në këtë interes shqiptar vijon të jetë ndërhyrës, minues e kundërkahës interesi serb. Interes i cili nuk përputhet plotësisht në aleancën me perëndimin, me tregun ekonomik evropian dhe vijon papajtueshmërinë me realitetin rajonal. Por ne shqiptarët, nuk mundet as t’i zgjedhim fqinjët rajonalë e as nuk mund t’i zëvendësojmë ata. Ne veç mund të përpiqemi pa ndalur të ndërtojmë ura bashkëpunimi e kur ato refuzohen pandërprerë, të investojmë në një ambient ku respekti reciprok dhe marrëdhënia e ndërsjelltë të jetë alternativë imponuese.

Edi Rama dhe qeverisja e majtë pas vitit 2013, ndryshuan radikalisht politikën dhe platformën e Shqipërisë në politikën rajonale. Për protagonizëm personal apo për shkaqe më të rënda, Edi Rama e devijoi diskurin e proceseve shqiptaro-serbe në rajon.

Padyshim që proceset shqiptaro-serbe janë proceset më fondamentale dhe përcaktuese të ekuilibrave rajonalë. Ato dolën nga abuzimi dhe hegjemonizmi serb vetëm pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Ato do të mbeten të sfiduara deri sa aksi Prishtinë-Beograd i këtyre marrëdhënieve të jetë i pa stabilizuar.

Dëmi i madh që solli Edi Rama me ndryshimin radikal në politikën e jashtme të Shqipërisë ishte pikërisht tek zhvendosja e angazhimit dhe platformës së stabilizimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Nga dinamika në aksin Prishtinë-Beograd - në atë të paefikas, Beograd-Tiranë. Ky ndryshim radikal i politikës së jashtme të Tiranës i konvenonte plotësisht interesit serb.

Kosova nuk konsiderohej më “de facto” partner negociatash nga Serbia (Shqipëria ishte tashmë i vetmi shtet shqiptarësh për Serbinë), imazhi i Serbisë në perëndim përçohej nga Edi Rama si imazhi i një partneri të paqtë, i hapur, i civilizuar dhe bashkëpunues në rajon, kur në fakt këto dimensione Serbia duhet t’i vinte në provë në raportin me Kosovën.

Për pasojë të kësaj politike të jashtme të Edi Ramës në rajon, Serbia arriti të margjinalizoi Kosovën (hija politikës së Shqipërisë e kishte mbuluar Kosovën) dhe u investua në destabilizimin e Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Agresiviteti hegjemonist dhe destabilizues i Serbisë mbi këto dy vende ka prodhuar pasoja serioze në rajon, çka do të kërkojë kohë dhe energji të mëdha për t’u rikuperuar, kur nuk ka siguri nëse kjo kohë e këto energji do të gjenden lehtë.

Dëmi i shkaktuar nga kjo politikë e jashtme rajonale e Edi Ramës ka sjellë kosto serioze në interesin kombëtar shqiptar, duke e fragmentarizuar e dobësuar faktorin shqiptar dhe stabilitetin rajonal, duke ushqyer politikisht hegjemoninë serbe.

Të thuash që kjo qasje e Edi Ramës erdhi për shkak të paaftësisë së tij, është vështirë të besohet, pasi ajo është e shtrirë në kohë dhe komplekse. Për më tepër e intrigon këtë qasje edhe mosreagimi i Lulzim Bashës, që udhëhiqte opozitën gjatë kësaj kohe. As heshtja e tij nuk besohet të jetë për shkak të paaftësisë së tij olimpike.

Gjithsesi, fundi i 2021 solli pasoja të rënda nga ndryshimi radikal i politikës së jashtme rajonale të Edi Ramës dhe heshtja “e blerë” e Lulzim Bashës, pasoja për interesin kombëtar shqiptar dhe interesin e stabilitetit rajonal.

Kjo duhet riparuar sa më parë. Shqiptarët meritojnë të drejtat si gjithkush dhe rajoni stabilitet siç Evropa.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari30/12/2021 15:30

Krasastp! Per kulture demokratike. Dhe une ju uroj gezuar festen e vitit te ri familiarisht.

krasasi tp30/12/2021 14:33

Skrapari,unë isha para 30 vjetësh, ti je mjerisht 30 vjet më vonë. Reflekto, idhujt kanë rënë.
PD do ngelet në krahë të SHBA .Si një celulë antiamarikane, do rrudhet deri sa ti ngelen vetëm zhelet. Ta kaloni gëzuar vitin e ri. Mos u qederos për çfarë do sjellin zhvillimet në kampin e SPAK. Ti fundja një nënpunës i thjeshtë ke qenë.

Skrapari29/12/2021 16:33

Ku vlen komenti i "krasastp" perballe atij te "DEMOKRATI I BAZS". Ketij te dytit duket qe i qan zemra per nje vend normal demokratik, ndersa komenti i tepellenasit me ngjan me ato konspektet qe beheshin ne format e edukimit te BP ose te PPSH apo FDSH, ku secili jepte mend se si duhej ndertuar puna qe fshati socialist te lulezonte si dhe qyteti dhe jeta ne fshat te behej si ne qytet,packa se kjo smund te ndodhte kurre.

krasasi tp28/12/2021 15:26

Z.President, Ju e theksoni se :"Interesi kombëtar i shqiptarëve përputhet plotësisht me kulturën perëndimore, modelin prosperues europian dhe stabilitetin e mirëkuptimin rajonal". Por kryeministri edhe ufo po të ishte do dëgjonte edhe nga veshi tjetër që:" Interesi kombëtar i shqiptarëve përputhet me interesin gjeostrategjik Amerikan".SHBA janë sot për fatin tonë perandori ,që ka dhënë prova e jo llafe , se kur shqiptarët kërcënohen të zhduken duke zbatuar metoda genocidiale nga Milosheviçi dhe politika shtetërore serbe,jo vetëm ju del zot, por i tërheq prej hunde edhe disa fuqi europiane të cilat se kishin për qejf diktatin e NATO-s mbi Serbinë. Kryeministri 'luan mbi tel' sepse e di që Shqipëria është në Europë, do të integrohet dhe nuk ka shpallur ndonji projekt për të kërkuar ndonji protektorat Amerikan mbi Shqipërinë. Së pari, nuk e mendon. Së dyti,nuk ja ka kërkuar kush në Amerikë. SHBA dhe BE janë unike në lidhje me politikën e jashtme. Kanë edhe instrumentat përkatëse për ti realizuar objektivat. Kur thua kultura perëndimore besoj se nuk e ndani më dysh. Një kulturë perëndimore europiane që prosperon progres dhe një kulturë perëndimore amerikane me defekte. Ju Z.President si i përfshirë totalisht në debatet e brendshme në PD, e keni një qejfmbetje mesa duket nga Amerika. Madhëria e saj DSH dhe madhëria e saj Merkel,ranë në ujdi dhe e shpallën luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një rrezik permanent për sigurinë kombëtare, kulturën dhe vlerat perëndimore. ATA ,kanë meritën që konstatuan se njëra nga 'këmbët e karrikes' s.d ,që mban shtetin në ekuilibër, ishte thyer. Ndaj ndërhyri dhe shkeli 'sovranitetin' e vëndit ,por me lejen e 140 deputetëve. Ndaj duhet të presim me qetësi dhe dashuri frutet e reformës, si dhe të kontribojnë të gjithë faktorët për suksesin e saj.Gëzuar familjarisht vitin e ri z.President.

DEMOKRATI I BAZS28/12/2021 12:33

E KUJT I HYJNË NË PUNË KËTO SKANDALE, SHIFRA, FAKTE, KRAHASIME DHE POSHTËRSIRA TË KRYEQELBËSIRËS SË SHQIPËRISË?!!!
PËRDERISA SHTETI ËSHTË I KAPUR I GJITHI NGA NARKO-BANDA SUPER MAFIOZE E KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTAR TË UDHËHEQUR NGA NARKO-SATRAPI I SURRELIT DHE PJESË E RRJETIT KOMUNISTO-MAFIOZ TË OKTAPODIT SOROSIAN, KËTO FAKTE JANË NUL, JANË ZERO, JANË PA ASNJË VLERË LIGJORE DHE KUSHTETUESE!!! SOT KEMI NJË TË ASHTUQUAJTUR SPAK, QË NË FAKT ËSHTË NJË ASPAK, JO VETËM PA BREKË NË BYTHË, POR PA BYTHË FARE!!! ËSHTË NJË VEGËL QORRE E PUSHTETIT KRIMINAL TË NARKO-SATRAPIT MAFIOZ TË SURRELIT!!
SHQIPËRIA ME MBËSHTETJEN E MAFIOZËVE SOROSIAN TË SHBA PO ECËN KËTO MUAJ ME RITME SHUMË TË SHPEJTA DREJT NJË SHTETI FASHIST NARKO-MAFIOZ TOTALITAR DIKTATORIAL E DREJTUAR NGA NJË JUNTË E FUQISHME KRIMINALE NARKO-MAFIOZE!! KJO AS QË MENDOHEJ FARE NË 2013!! NDËRSA ENVER HOXHËN DHE REGJIMIN E TIJ KRIMINAL KOMUNISTO-DIKTATORIAL E MBËSHTETËN FUQISHËM DHE E MBAJTËN NË PUSHTET PËR 45 VJET, KOMUNISTËT JUGOSLLAVË DHE SOVJETIK, KUNDËR IMPERIALISTËVE ANGLO-AMERIKANË DHE TË GJITHË BOTËS PERËNDIMORE, SOT JANË VETË QEVERIA SOROSIANE E SHBA QË PO E PËRKRAH, PO E SPONZORIZON DHE PO E MBËSHTET FUQISHËM TË NJËJTIN REGJIM QË NGRITËN BIJTË, BIJAT, NIPËRIT DHE MBESAT E ISH-ENVRISTËVE TË DIKTATURËS ENVERISTE MË TË EGËR DHE MË GJAKATARE TË TË GJITHA KOHËRAVE QË KA PARË BOTA DERI MË SOT!!! POR MË KRIMINALJA ËSHTË QË, FATKEQËSISHT PËR POPULLIN SHQIPTAR DHE TË KONSERVATORËT DHE TË DJATHTËT SHQIPTARË, VETË QEVERIA E SHBA KËTA KRIMINELË I KA VESHUR ME PETKUN E PRO-AMERIKANIZMIT MË TË TËBUAR SE SA VETË AMERIKANËT!! NDËRSA MIQTË DHE BASHKËPUNËTORËT MË TË NGUSHTË DEMOKRATË TË SHBA SË DIKURSHME (JO-SOROSIANE), ATA QË KONTRIBUUAN PËR NDËRTIMIN E DEMOKRACISË DHE SHTETIT DEMOKRATIK SHQIPTAR, PËR ANTARËSIMIN E SHQIPËRISË NË NATO, PËR LIBERALIZIMIN E LËVIZJES SË LIRË DHE PA VIZA TË QYTETARËVE SHQIPTARË, I KA SHPALLUR ARMIQ, TË PADËSHIRUAR DHE NON-GRATA PËR KËTË QEVERI AMERIKANO-SOROSIANE E STILIT KOMUNISTO-ENVERIST.
SIPAS DEMAGOGJISË, IDOLOGJISË DHE PROPAGANDËS AMERIKANO-SOROSIANE TË AZIATIKO-AMERIKANËVE NË SHQIPËRI, SOT TË JESH ENVERIST DO TË THOTË QË JE PRO-AMERIKAN I TËRBUAR DHE MIK I SHTRENJTË I SHBA, NDËRSA TË JESH DEMOKRAT DO TË THOTË QË JE NJË ANTI-AMERIKAN I EGËR DHE ARMIK I SHBA!!!
SOT KUSHDO NË BOTË DO TË DHISTE NGA TË QESHURAT ME KËTË POLITIKË TË JASHTME AMERIKANE NË SHQIPËRI!!!
RROFSH MOJ AMERIKË QË NA E RINGJALLE ENVERIN DHE NA E SOLLE PËRSËRI ENVERIZMIN NË SHQIPËRI!!!!

Shto koment

Denonco