Gjekmarkaj, kthe ‘kredinë’!

Gjekmarkaj, kthe ‘kredinë’!

Nga Agim Xhafka - 20/10/2021

Kur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gjekmarkaj të përbetohej se do e braktiste PD-në në se fitonte Berisha me thënë të drejtën vura buzën në gaz.

Delir pas fitores së mandatit, mendova. Tani që e ka bërë refren të komunikimit të tij mediatik them se si shqiptar kam të drejtë ta pyes:

-O deputet, në se fiton Berisha do të thotë që në favor të ideve të tij ka votuar shumica e PD. Pra do të kryhet një proces demokratik. Ndaj sqaromë mua dhe gjithkënd, ti je kundër votimit apo je kundër Berishës? Largohesh nga PD se nuk do debat, a do largohesh nga që ‘Foltorja’ po bën për vete treçerekun e bazës së partisë?

Ky veprim pra, largimi i Gjekmarkajt nga grupi parlamentar i PD-së, më ngjason me veprimin e  çartur të shokut tim Cale. Ai sa u bë drejtor bleu një shtëpi me kredi nga banka. Kur i erdhi sms që i kujtonte pagesën e këstit, ktheu i nxehur këtë përgjigje: ‘Mos më shqetësoni, nuk ju njoh fare’.

Të nesërmen sa u kthye nga puna te dera e shtëpisë pa shënimin: ‘Shtëpia shitet. Ankandi zhvillohet në dt… brenda mjediseve të bankës.’

Agron, në se fiton Berisha ti vrapo e largohu ku të të doja kokrra e qejfit.

Ama mos harro, kthe ‘shëpinë’, mandatin e deputetit pra, se atë e ka blerë anëtarësia e partisë me votat që të dha ty.

Pa kredinë e tyre sot do ishe në fakultet me maskë te goja. E provoi dhe Lali Eri vetëm me ‘MJAFT’ e u kacavirr deri te 1%. Ose të paktën sillu si Mark Marku.

Largohu nga Kuvendi dhe bëj analiza sa të lodhesh. Çdo natë dhe në çdo tv. Të siguroj që Batoni, apo Lenci nuk dinë më shumë se ti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kadri hasbiu20/10/2021 18:33

ky agron gjok leshi eshte me i zi se edvin mostra qe na cau trapin me ameriken qe e kemi kundra pastaj kujt i plasi trapi per ameriken e kimetes qe ben pazare me erjon kurven me damianin qe vetem per rrugen e unazes qe kushtonte 40mil euro me nje firm qe nuk ekzistonte dhe damjanka nuk dinte gje prandaj agroni gjokajve ne demokratet e vertet nuk duam ameriken e kimetes por duam ameriken e vlerave demokratike

Venaliu 20/10/2021 15:43

…se na cave trapin o R.K.

Nardi20/10/2021 15:39

Ata we sot i jane bashkuar " Foltores " se Doktorit jane demokratet e fillim viteve 90 , desha ta pyes kete shkencetarin dhe llafollogun e tv-ve kur eshte antaresusr ne PD qe dashka ta braktise apo pas premtimeve te Z. Basha per mdonje post pqs vjen PD ne pushtet qe me Lulin nuk ka shanse . Atehere llogjika e z , Xhafke qendron , dorezo mandatin qe ke mare nga elektorati i PD dhe me pas vafsh ne GPS dhe mos ta pafte kush bojen ne atenen politike , te fale kur te ikesh beji edhe bythedredhurit , mikut tend Mark Marku

Shto koment

Denonco