Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

COVID-19/... Edhe këtë të diel - fundjava e qejfeve...

COVID-19/... Edhe këtë të diel - fundjava e qejfeve...

Nga Kastriot Islami - 05/10/2021

Prej të paktën 6 javësh rezulton se ditën e diel numri i testeve ditore është më i ulët sesa numri i testeve ditore gjatë ditëve të javës...

Madje të dielën që kaloi, në 3 tetor 2021, është shënuar shifra më e ulët e testeve ditore prej 2592, ndërkohë që numri i të shtruarve në spitalet COVID të dielën ishte 182, shifra më e lartë gjatë kësaj jave.

Image

Pra ndërsa qytetarët kanë nevojë për shërbimin mjeksor, drejtuesit e qeverisë e të sistemit shëndetsor duket janë duke vijuar pushimet verore apo vazhdojnë fundjavat e qejfeve! Askush drejton e askush monitoron! 

Përse ndodh kjo dukuri?
 
Së pari, nuk duket më aspak rastësi derisa kjo dukuri përsëritet prej 6 javësh rresht por është kthyer në “traditë” të keqe...
 
Së dyti, të paktën kjo do të konsiderohej papërgjegjshmëri për të ndjekur pandeminë ditëve të diela kur virusi vazhdon të qarkullojë po aq intensivisht si edhe në çdo ditë të javës...
 
Së treti, ka shumë gjasa që kjo të jetë neglizhencë apo shënjë rehatllëku për të mos qënë të angazhuar në fundjave njëlloj si ditët e tjera të javës në betejën kundër virusit...
 
Së fundmi, dhe kjo ka shumë gjasa të jetë më probabël, sistemi mjekësor, jo vetëm për COVID-19, nuk funksionin askërkund se duke filluar nga Edi Rama e deri tek drejtuesit në spitale e qëndra shëndetsore janë të prirur për qejfet e fundjavës...
 
Mjerë njerëzit e thjeshtë që kanë nevojë për shërbim shëndetësor...dhe janë lënë ose në mëshirë të fatit ose ju duhet të konsumojnë shuma të llahtarshme për të shpëtuar jetën në qëndrat/njësitë private anti-COVID.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco