As ka pasur, as ka e as nuk do ketë bazë ligjore për ta kthyer deklaratën, në vendim politik

As ka pasur, as ka e as nuk do ketë bazë ligjore për ta kthyer deklaratën, në vendim politik

Nga Kastriot Islami - 15/09/2021

Është bërë një deklaratë politike nga kryetari Lulzim Basha për ‘përjashtimin’ e ish-kryetarit të PD, Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. S’do të merrem me përmbatjen e kësaj deklarate dhe as me ‘arsyet e argumentat’ që çuan në bërjen e kësaj deklarate.

Kjo do të thotë ndryshe se, s’pranoj të futem në debatin jo produktiv që ‘jam pro dikut apo kundër dikujt tjetër’, ndonëse kam një qëndrim të qartë për këtë çështje...

1. Gjykoj se për të shmangur këtë situatë ku gjëndet, PD aktualisht do të duhet kishte qënë më efikase që deklarata/projekti/propozimi i kryetarit Basha të ishte bërë pjesë e debateve e anëtarësisë së PD ose e forumeve të saj, pavarësisht ‘arsyeve e argumentave’ të dhëna tashmë në publik... Prandaj, mund të thuhet se ka vetëm një deklaratë publike, por jo një vendim politiko-juridik. Më poshtë bëhet një ‘analizë juridike’ e mundësive të kthimit të kësaj deklarate në vendim politiko-juridik.

2. Prandaj gjykoj që debati në publik mund dhe duhet bërë vetëm pasi të kërkohet e të zotërohet Vendimi Juridik i Përjashtimit nga grupi parlamentar, që realisht ende s’ekziston... Një vendim politiko-juridik do të duhet të kishte po ashtu referencat ligjore (nenet përkatese në rregulloren e Kuvendit, rregulloren e grupit parlamentar dhe statutin e partisë ku do të parashikoheshin kriteri/arsyeja e masës displinore të përjashtimit (shpallja non-grata) dhe procedura për marrjen e kësaj mase disiplinore).

3. Deklarata e kryetarit të PD s’është ende vendim politiko-juridik me forcën e ligjit pra në aspektin juridik deklarata s’ka asnjë vlerë apo thënë ndryshe ajo është pa efekte apo ‘mund të konsiderohet me efekt nul’...

4. Vetëm 3 do të mund të ishin ‘dokumentat ligjore’ që do të shërbenin për kthimin e deklaratës politike më vendim politiko-juridik apo për të mbështetur vendimin politiko-juridik për përjashtimin (marrjen e masës disiplinore) e një deputeti nga grupi parlamentar:

a) rregullore e grupit parlamentar,

b) statuti i partisë dhe

c) eventualisht rregullore e Kuvendit...Për rastin konkret, asnjë nga këto dokumenta s’shërben dot si referencë qoftë për përmbajtjen, qoftë për procedurën e përjashtimit të një deputeti nga grupi parlamentar. As në të shkaurën, as në të tashmen dhe as në të ardhmen...Përse?

5. Së pari, Rregullorja aktuale (e re) e grupit te PD s’ekziston, por edhe rregullorja e mëparshme (e vjeter) s’ka asnjë nen që të parashikojë arsyen e përjashtimit (non-grata nga DASH) dhe procedurën e përjashtimit (përkohësisht...)

6. Statuti i PD po ashtu s’ka asnjë nen që parashikon përjashtimin e një deputeti nga grupi parlamentar i PD... Por edhe nëse do të ekzistonte një nen i tillë ai nuk do të mund të aplikohej sepse përjashtimi nga grupi parlamentar me reference statutin e partisë ndodh vetëm në sistemet autoritare apo parti-shtet (kjo është e konsultuar me Komisionin e Venecias)...

7. Rregullorja e kuvendit s’parashikon në asnjë nen dhe për asnjë rast nuk mund të përdoret si referencë për përjashtimin e një deputeti nga grupi i tij parlamentar. Rregullorja e Kuvendit parashikon vetëm ‘deklarimin’ individual të përkatësisë së çdo deputeti me fillimin e çdo sesioni parlamentar, me vullnet të lirë dhe pa marrë as leje dhe as miratim as nga grupi parlamentar dhe as nga Kuvendi, në nje grup parlamentar..

8. Gjithashtu duhet patur parasysh se:

a) S’mundet që një deputet të perjashtohet nga grupi parlamentar me dispozitë statutore, as në të ardhmen. Sepse nga disa rekomandime të Komisionit të Venecias gjykohet se kjo do të mund të ndodhte vetëm në vendet me regjime autoritare;

b) Kjo s’do të mund të ndodhte në të ardhmen as me rregulloren e grupit sepse së pari ajo s’do të mund të kishte forcë prapavepruese dhe së dyti sepse rregullorja e grupit, rekomandohet të ketë masa ndëshkuese të përshkallëzuara të marra çdo 6-muaj dhe që duhet të pas 1 viti të jepej mundësia e rehabilitimit;

c) Me rregulloren e parlamentit kjo do të ishte e pamundur po ashtu.

9. Përfundimi është i evident: Nuk gjëndet dot asnjë referencë ligjore që të mundësojë marrjen e një vendimi politiko-juridik për përjashtimin e menjëhershëm (në mënyrë graduale kjo është e mundur) të një deputeti nga grupi parlamentar, për çfarëdo arsye qoftë. Kjo e bën të pamundur edhe kthimin e deklaratës politike në vendim politko-juridik, sado e ‘argumentuar’ të jetë ajo, apo ngado që të vijë...

Duhet patur parasysh se përjashtimin nga grupi përkufizohet si masë disiplinore dhe asgjë më shumë që parashikohet vetëm në rregulloren e grupit dhe asgjëkund tjetër...Ky do të ishte një moment shumë i rëndësishëm i aplikimit të ‘shtetit ligjor’ në grupin parlamentar e kuvend dhe cdo tentativë për ta minimizuar këtë aspekt do të ishte fatale për demokracinë dhe shtetin ligjor që duam të ndërtojmë në vendin tonë demokratik e pluralist që miraton ligje të mira por s’i zbaton ato...

10. Kjo analizë do ta bënte edhe më të lehtë edhe përgjigjen ndaj kërkesës së partnerit tonë, edhe në rast se politikisht (gjë që natyrisht duhet ti ishte nënshtruar një debate dhe vendimarrje në të gjithë forumet dhe anëtarësinë e partisë siç e parashikon statute i një partie demokratike i cili në çdo rast, përfshi edhe këtë rast ‘in ekstremis’, është i vetmi garant si stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së partisë nga goditiet eventuale sado të fuqishme qofshin, nga jasht e nga brënda...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tironasi21/09/2021 01:37

Analize e bere me profesionalited nga nje nga intelektualet e mendimtaret e pakte qe i kane ngelur brenda Shqiperise. Dy fjale per "Tirana" of convenience. E para me vjen shume keq qe emri i qytetit tim ( prej 15 brezash) to perdoret vend e pa vend. Se dyti dyti , do te ishte nder per Shqiperine qe Prof. Dr. Islami te drejtonte ndonje parti , apo institucion serioz. Por, po e mbyll me nje shprehje te vjeter tironce " Breshka ferren do", sepse atje ndjehet rehat.

Valbona16/09/2021 18:20

Lexojeni me vemendje argumentat e profesorit i cili gjithmone ka mbrojtur te verteten ne menyre te qete dhe racionale. Ka ndonje personazh si tirana te bodrumeve te rames qe paguhet me parate e pista per tju shperlate trurin. Degjoni argumentat racionale dhe mos e vrisni mendjen per minjte e bashkise dhe te kryeministrise te armatosur nga endri fuga me para te pista. Kaq per kete rradh

tirana16/09/2021 14:19

Merre me mend ku ka shkue puna .., erdh koha qe Partine Demokratike ta mbroje Kaçi ,

Skrapari16/09/2021 07:01

O trushkulurit e partise time, hapni syte dhe veshet dhe degjoni Prof.Dr. KASTRIOT ISLAMIN. Boll llomotitet. Turp te keni qe mereni me vehten tuaj, ne vend se te mereni me nje qelbesire si funderina qe kemi per km.

Shto koment

Denonco