Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme? Kryeministër, vetëm na trego `defterët` e portit

Mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme? Kryeministër, vetëm na trego `defterët` e portit

Nga Syri.net - 01/03/2017

Pas një investigimi disa mujor, media italiane ‘Pianeta Italia’, dje plasi një megaskandal në të cilin sipas saj është përfshirë edhe qeveria shqiptare, ose më saktë zyra e kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për një sasi të frikshme mbetjesh të rrezikshme, plot 1300 kontenierë me nga 22 ton secili, të cilat dyshohen se janë groposur në territorin e Shqipërisë, ose janë hedhur në ujërat tona.

Menjëherë pas këtij lajmi, Prokuroria e Përgjithshme ju përgjigj interesimit të mediave me një gjuhë të drunjtë, duke mohuar se ka një hetim të përbashkët me antimafien italiane për këtë çështje. Kjo përgjigje është normale për këtë organ, pasi dihet që hetimet dhe operacionet ndërkombëtare të këtij niveli që arrijnë deri në kupolën e strukturave shtetërore duhet të mbahen tepër sekret, deri në momentin e zbërthimit të gjithë zinxhirit të kësaj veprimtarie.

Gjithsesi media ‘Pianeta Italia’ nëpërmjet investigimit të saj shpalos disa fakte konkrete, që kërkojnë përgjigje nga qeveria Shqiptare dhe strukturat përgjegjëse të saj.

“Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin. Të shkarkuara në portin e Durrësit, në Shqipëri, nga anijet e kompanive të mëdha, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në vendin më të madh të shkarkimit në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane”, shkruhet në investigimin e medias italiane.

Pra gazetarët që janë marrë me këtë çështje pretendojnë, se disponojnë dokumentacion që tregon se gjatë vitit të kaluar në portin e Durrësit kanë mbërritur nga ai i Gioia Tauros në Kalabri, 1300 kontenierë. Mediat pranë qeverisë mbrëmë kanë nxituar, që ta quajnë mashtrim të madh këtë lajm. Mund të jetë edhe kështu, por qeveria Rama, porti i Durrësit dhe dogana e saj më konkretisht, e kanë shumë të lehtë që këtë “përgënjeshtrim” ta bëjnë të besueshëm dhe të shuajnë panikun dhe revoltën që ka krijuar ky lajm i ardhur nga përtej detit.

Pikë së pari porti dhe dogana, duhet të deklarohet se a është e vërtetë që gjatë vitit të kaluar të ketë mbërritur aty nga porti kalabrez një ngarkesë e tillë. Kolegët italianë thonë se disponojnë dokumente nga dogana e portit Gioia Tauro, në të cilat shënohet destinacioni i kësaj ngarkese; Gioia Taurs-porti i Durrësit-dogana e Qaf Thanës-Dresla, Shkup.

Gjëja më e thjeshtë në interes edhe të tyre është, që qeveria të na thotë se a ka mbërritur kjo ngarkesë me mbetje apo çfarëdo tjetër në Durrës. Nëse jo, atëherë “topi” ngelet në fushë të autoriteteve italiane të cilat duhet të japin shpjegim te organet e tyre ligj-zbatuese, se ku kanë përfunduar mijëra kontenierët që janë nisur sipas dokumentacionit drejt portit të Durrësit.

Nëse po, pra ngarkesa ka mbërritur në portin tonë, duhet të na tregojë dokumentacionin e tranzitit,  a është nisur drejt Qafë Thanës dhe më e rëndësishmja, a ka kaluar më tej për në Maqedoni?.

 ‘Pianeta Italia’, thotë:

“Kontenierët janë zhdukur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24.816 kontenierë nga e gjithë bota dhe tranzit nga porti italian i Gioia Tauro. 2604 u dërguan në Maqedoni. Në kufirin doganor që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk i panë, në të vërtetë kanë kaluar vetëm 1140. Pra, ku janë? Cili i ka marrë përsipër? Janë zhdukur në det apo janë varrosur nën tokë?...Autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim…”.

Është shumë e thjeshtë, që kryeministri Edi Rama ta hedhë në kazan edhe këtë “mashtrim” mediatik. Mjafton që të urdhërojë drejtorinë e përgjithshme të Doganave apo ministrinë e Financave prej së cilës varet, por edhe drejtorinë e Kufirit apo Ministrinë e Brendshme, që të vërtetojnë brenda pak orëve vërtetësinë e këtij lajmi. Mjafton të thonë, se bazuar në dokumentacionin e portit dhe doganës gjatë vitit të kaluar nuk kanë mbërritur nga porti i Kalabrisë kjo sasi e pretenduar mbetjesh; nuk ka asnjë transit drejt Maqedonisë, se firma me qendër në Frosinone “Mjedisi FLC LTD” e drejtuar nga Massimiliano Ferrazzoli, nuk ka kryer transport drejt Maqedonisë nëpërmjet pikave tona kufitare dhe doganore.

Kaq e thjeshtë është; mjafton të hapë “defterët” dhe nuk ka nevojë as për përralla vettingu, e as për media kazani, që po sulmojnë qeverinë dhe vetë Edi Ramën.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Minja02/03/2017 15:43

Nuk ka gja qe nuk ban kjo mafje e neveritshme qe nuk ngopen por nuk e mendojn qe at cop dhe do ta ken ne varr dhe asgje ma teper se nji i forfer qe spo e leni me mush barkun me buk

Lali02/03/2017 03:04

Per kontenieret duhet Te ngrihet I populli Shqipetar, kush I solli, ku I cuan, kush mbushi xhepin?

Agimi01/03/2017 17:57

Qe je i korruptuar e grabites dihet po qe ke rene kaq poshte asnje nuk e besonte!!!

krasasi tp01/03/2017 17:40

Ka media kazani, ka edhe media qe i bijen kazanit, daulles dhe cdo llamarine qe bene zhurme per zgjuar struktura shteterore qe flene gjume, apo qytetaret qe nuk dine se sa shpesh flitet e veprohet ne emer te tyre e per te "miren" e tyre.Por media serioze para se tu bijen kazaneve dhe daulleve njoftojne struktura te larta ligj zbatuse te vendit ku operojne .Me siguri zv/Prokurori anti mafia te Italise dhe takimet me Kryeprokurorin tone mund ta kene trajtuar gjere e gjate kete afere te rrezikshme si dhe duke hetuar nese kanabizimi i vendit ka qene nje planifikim mafioz nga struktura mafioze pasi sic dihet dhe pranohet qe mafies se plehrave i paraprin mafia e droges e anasjelltas..Ky aktivitet kriminal le gjurme.Lus zotin qe mos te kete ndodhur as dje dhe as sot, se pastrimi i tyre nga thellesite e puseve te minierave eshte shume i veshtire ose i pamundur dhe se efektet kane filluar te ndihen.

sofo01/03/2017 12:21

Beje rama sa me shpejt deklarimin se te piu e zeza nga populli

Shto koment

Denonco