Kur Rama bënte mitingje me portrete të Enver Hoxhës dhe Xhaçka deklaronte se 'NATO është nata'!

Kur Rama bënte mitingje me portrete të Enver Hoxhës dhe Xhaçka deklaronte se 'NATO është nata'!

Nga Sali Berisha - 01/04/2021

Një ditë historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar! Sot 12 vjet më parë, Shqipëria u anëtarësua, u shpall vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që njerëzimi ka njohur në tërë historinë e tij.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënon, pas shpalljes së pavarësisë, arritjen e saj më madhore historike në tërësi dhe në fushën e sigurisë dhe integrimeve euroatlantike në veçanti.

Përmbysja e sistemit komunist, firmosja ndër më të parët nga Shqipëria, e Partneritetit për Paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe reformat e thella e të gjithanshme politike, institucionale, ekonomike dhe ushtarake të ndërmarra, mbështetja tejet e çmuar e SHBA-së bënë të mundur që vendi ynë të merrte më 2 prill të vitit 2008, në Samitin e NATO-s në Bukuresht, ftesën për anëtarësim dhe pas përfundimit të miratimit të procedurave, të shpallet më datën 1 prill 2009 vend anëtar i saj.

Më datë 3 - 4 prill 2009, Shqipëria mori pjesë në Samitin Starsburg - Kiel të Aleancës si vend anëtar me të drejta të plota.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ishte një bulevard me lule.

Pas shembjes së sistemit komunist, përfaqësuesit e PPSH-së me emër të ri në parlament në vitet 1992 – 1996, paraqisnin rezoluta në të cilat denonconin bashkëpunimin e Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Por edhe në prag të anëtarësimit, Edvin Kristaq Rama organizonte mitingje me portrete të Enver Hoxhës kundër këtij akti, kurse ajo që drejton aktualisht Ministrinë e Azisë dhe çështjeve europiane të Shqipërisë, Ndrikull Xhaçka, do të deklaronte në marrëzinë e saj për anëtarësimin e vendit në këtë aleancë se “NATO është nata”.

Por pavarësisht nga këto qëndrime, anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut e ka bërë Shqipërinë më të sigurt se kurrë në historinë e saj dhe shqiptarët kudo që janë kremtojnë sot me krenari të veçantë, 12- vjetorin e anëtarësimit të vendit të tyre në këtë Aleancë!

Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre shqiptarëve, miqve dhe partnerëve që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Zoti e bekoftë NATO-n vendet e saj anëtare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI,USA.01/04/2021 21:33

SIPAS NJË KRONIKE, GRIQAS ZIJE KOMIKE! KUR KRYEDIKTATORIN STALIN MU
NGA BRSS
SA E PYESIN: PSE I DON KOMUNISTAT SHQIPTARË?!" AI SI PËRGJEGJË THOT;
PSE,SEPSE,
KOMUNISTI, HORRBULLPISTI SHQIPTAR, DUKE NGRËNË BUKËN E TROJEVE O,
TË VETA;A,
DUKE RUAJTUR TROJET E HUAJA; SI DHE, DUKE I DORËZUAR HORRZUAR, PËR INETRESA
PËRSONALE, VRER INETRPRESA FERRZOVALË; NËN PLOJE,VLOJE HORRZUAR
DORËZUAR,
GADI TERË TROJET E VETA DHE,GADI TERË POPULLKOMBIN E VETË,;ASIMILIME,
VARRËZIMI
KRIME; MBI 80% POR, KËRKOJNË 100% DUKE NA I FALË, PA NDALË; PUSO VËRBO
ÇFERRKO
TUGOSHKAVE; OUUUH, RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVE!.T'FALA NGA MANI,USA.

Gj 01/04/2021 17:09

duam Bashen e urrejm Ramen,e urrej ramen

Skrapari01/04/2021 11:54

Ate qe ka bere PD per kete vend, jo keta te ashtuquajtur socialiste por as brezi i 7-te i pjelles se tyre nuk do ta pranojne si merite te PD-se dhe qeverise se dale prej saj. Te ashtuquajturit te majte ne Shqiperi jane antikombetare dhe mosmirenjohes ne jete te jeteve.

Shto koment

Denonco