Fati i ‘Rilindjes’ ose, ça kena ‘Grup’

Fati i ‘Rilindjes’ ose, ça kena ‘Grup’

Nga Avni Nezaj - 16/10/2018

Nuk është çudi, e pse duhet të jëtë, që pas pak ditësh ose mujash Edi Rama që është Kryeminister i këtij vendi të mos jete më në këtë post. Dhe nuk është çudi që ai me kurajo e vetëmohim të dalë studiove televizive dhe të thotë se “Rilindja” ishte një qeverisje e mrekullueshme e papare e magjishme e pa kazan e pa orgji e pa...e pa pikën e faqeskuqjes të thotë se fajtori për dertin ku janë shqiptarët sot është dikush tjetër që nuk ka lidhje me rilindjen....Pra të mbrojë ‘Grup’in. Flet ai me shume se ata që e akuzojnë sepse është menyrë më e mirë që të hutohen ata që gjykojnë edhe me votë....

Çudi do të ishte po të ndodhte ndryshe, pasi është e sigurtë së pronarët e mediave që i sherbyen, po i shërbejnë edhe mund ti sherbjenë edhe disa ditë, javë apo muaj pasi do të ketë ikur nga karrigja rrotulluese e kreut të qeverisë.

“Rilindja” lindi si formacion që do të linte në hije Partinë Socialiste dhe imazhin e saj liberal që i dha Fatos Nano. Duket sa ja arriti qëllimit. Te gjithë që ishin personazhe të asaj partie tani janë vetëm hije të rilindasëve të rinj, ose buzqeshëes hërë të paguar e hërë jo, të këtij grupi të ri politik që edhe qeveris akoma.

Erdhen në pushtet me formulen se fajin e ka Berisha e do të ikin nga pushteti prapë me formulën e zakonshme se fajin e ka Berisha. Formulë që u injektua tek Rama dhe gjithpërfshirësit e tij në ‘Grup’, nga njerëzit e medias qe i kishin shërbyer me zell Berishës dhe politikave të tij edhe duke qenë në ‘Grup’in e Ramës.

Rilndja tashme e kthyer në ‘Grup’ nëse nuk kishte lindur e tillë, asnjëherë nuk i sherbeu shtetit. Vetëm partisë i sherbeu, pra ‘Rilindjes’. E pra për rrjedhojë u bë Vetëshërbim i ‘Grup’it të tyre. Pjestarë të të cilit janë deputetë e halabklë, biznesmenë e gjobëvënes, gazetarë, anal-istë e burgaxhinj, politologë e taksixhinj.

Emrat dhe fytyrat i shikojmë përditë në mediat e ngjyrosura me shirtin e ylbertë të Sorosit e deri tek manjatët mediatikë të tenderave qeveritare. Pra një telenovelë e madhe që inicion vjedhjen e parave publike, që e reklamon vjedhjen si te mirë dhe nëse dikush guxon e thotë të kundërten denigrohet në grup, nga ‘Grupi’.

Pra nëse u referohemi fakteve të kopjuara nga ajo mbledhja e famëshme e PS ku drejtuesit shfaqin besnikërinë për partinë dhe liderin, mendoj se asgjë nuk ka ndryshuar, veçse këta që qeverisin nuk kanë më një parti nga mbrapa pasi e kanë shkatërruar atë, por kane nga mbrapa “Rrilindjen” ose ‘Grup’in dhe atdheun e kanë harrur që harruar.

E kjo është e frikshme pasi ‘Grup’i është një strukturë me kokë e këmbë të përlyer nga krimi e korrupsioni në para të pista dhe trafiqet të droges e të çfarë të mundet....

Drejtues të lartë të Rilindjes tashmë janë akuzuar për lidhje me drogën, Ministria Xhafaj, ish ministri Tahiri, deputetë të qarqeve te ndryshme, numri dy i PS Balla udhëton pa i bërë syri terrr me charter me persona të dënuar për trafik droge, thotë opozita.

Kjo realisht nuk është përfaqësim poltik në një vend normal e për një vend normal. Sepse imagjinojeni ju që në Francë numri dy i partisë së Makronit të udhëtoje me charter me një të dënuar për trafik droge. Bie shteti për 5 minuta.

Por në Shqipëri ‘Grup’-i është i fuqishëm ka kapur edhe mediat e njerëzit, hanë bukë, e heshtin.

Imagjinojeni ju që në Gjermani të ketë një Minister të Brendshëm që akuzohet nga opozita për lidhje me trafikun e drogës e të vazhdojë të rrijë në detyrë, kurrë nuk mund të ndodhë.

Imagjinojeni ju nëse një deputet zbulohet se ka bërë trafik droge apo prostitucioni e qesendis në krah të Kryeminstrit në fushatë apo në parlament, në një vend europian do plaste lufta civile...

Faktet janë kokëforta duke na bindur plotësisht se “Rilindja” erdhi si formacion politik që do të shkatërronte Partinë Socialiste dhe avash avash e nxori kokën si një ‘Grup’ që po merr në qafë edhe Shqipërinë.

E opozita ka një mision të madh e shumë të veshtirë të luftojë e të përballet me këtë lloj ‘Rilindje’ që ka formën dhe strukturën e ‘Grup’-it. Duhet mbështetur maksimalisht në inisiativat e saj për çlirimin e realitetit qeverisës e përfaqësues nga ata qe duan më shumë partinë, Grup- in se atdheun.

Edhe fati i Rilindjes pasi nuk i dha kurgja Shqipërisë do të shkojë si, ajo fraza e bukur në qytetin që mbajti gjallë kulturen shqiptare. Në Shkodër ka pas egzistuar një shprhje edhe pa humor, “Ça kena Grup”. Ça kena Saimir, Ça kena Ditmir, Ça kena, Fatmir, Ça kena Damian ectttttt.... të ‘mirë’ të tjerë të këtij Grup-i.

Rilindja lindi si formacion qeverisës e politik e po ikën si ‘Grup’.....

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toni20/10/2018 06:31

Dy jan rezultatet dhe rastet qe e goditen vendin ton ekonomikisht dhe politikisht .i pari sistemi piramidal qe kurr nuk u sqarua , dhe idyti sistemi rilindas qe e ropi dhe e degjeneroj pothuajse komplet edhe ne arenen nderkombetare vendin tone si drog e korrupsjon dhe thone se pobejne shtet e filluan me gjibraken dhe e mbyllin me kuksin, e ja rezultati i ketyre , in ekzistent per dy legjistacjone si shtet ku kronikat jan te pa fundeme, drog, krim , korrupsjon, ban ky ishkret popull ban.

Korcari18/10/2018 05:30

Nga Rilindje u be Ridhjerje

Shto koment

Denonco