Është vjeshta e Opozitës

Është vjeshta e Opozitës

Nga Avni Nezaj - 10/10/2018

Me ardhjen e vjeshtës pritej edhe një reagim i ashpër i opozitës e cila siç duket i ka vënë edhe një tjeter mison vetes që ta pastrojë poltiken nga bashkëpunëtorët e krimit dhe politikanët e korruptuar.

Por në vjeshtë gjithmonë është koha që të riprovohen gjërat dhe të piqen….

Por sot më shumë se kurrë është kohë e opozitës dhe hallet që kanë shqiptarët duhet ti marrë përsipër e ti derdhë mbi këtë qeveri që po u merr frymën.

Është koha e opozitës, sepse ka me vete edhe pensionistin qe vuan, edhe Punonjësin e OSHEE që përdoret per tu prerë dritat të sëmurëve

Ka me vete policin e nëpërkëmbur parcelave me hashash, herë si roje, herë si mbjellës, herë si korrës e herë si numërues rrënjesh.

Ka me vete të sëmurin që shkon të kurohet në spital por aty nuk ka ilaçe. Gjen nëpër dhoma vetëm varëset bosh të serumeve të cilat i duhet ti blejë…

Ka me vete qytetarin e varfër që edhe pse domatja kushtonte 20 lekë kërkonte të blejë një gjysem kile.

Ka me vete minatorin që vdes tuneleve pa kushte minimale pune.

Ka me vete fermerin qe hodhi prodhimet në kanal se nuk kishte treg shitje u harrua nga pushteti i Rilindjes.

Ka me vete studentet që ju rriten tarifat e shkollimit dhe fjetjes.

Ka me vete qytetarin që pret në radhë për ujë se ai që i vjen me raste në shtepi nuk pihet.

Ka me vete banorët e pashpresë të bregdetit që vetëm biznes nuk bënë këtë sezon turistik se i grinë tatimet me gjoba shefash.

Ka me vete ata pushues që paguan 3 mijë lekë kafen e 10 mijë shezlongun për punëtorët e të fortëve.

Ka me vete njerëzit e dhunuar e të trembur nga krimi.

Ka me vete ata fasonët që marrein 18 mijë lekë në muaj e nuk kane kohë të hanë as bukën që e marrin me vete.

Ka me vete të papunet e shumtë.

Ka me vete ata prindër që spo gjejnë kopsht apo çerdhe shtetërore për të vegjlit e tyre.

Ka me vete ata mjekë e infermerë të frikësur se nuk kanë plotësuar numrin e personave check up për PPP-të e qeverise.

Ka me vete pronarët qe po u vidhet prona. Po u tjetërsohet, po u merret trashgimia.

Ka me vehte ish të persekutuarit që vazhdojnë të jenë të tillë duke pritur emrin apo numrin tu dalë në gazetë si nëpër kampet e përqendrimit.

Ka me vehte punonjësit e sistemmit të drejtësisë qe po u behen gjygje publike e politike

Ka më vete punonjës të medias që janë kthyer në shitës imazhesh të modelit ertv, ose lali eri.

Ka me vete rinine e nëpërkëmbur me shpresë të humbur qe nuk do të iki....por do të jetojë këtu.

Ka me vete artistët që edhe një vend shfaqjeje që kishin qeveria e ka futur nën ombrellën e projekteve me kulla.

Ka me vete këngëtarët që artin e tyre u ka mbetur ta shprehin vetëm nëpër dasma.

Ka me vete dhe në krah të saj emigrantët kudo në bote që duan një Shqipëri normale e të zhvillur që kur te vijnë ta gjejnë jo të pushtuar nga krimet e jeshile nga hashshi.

Ka me vete dhimbjen e dhjetra femijve qe u mbyllet shkolla e u duhet të ecin me orë në këmbë per te gjetur një banke ku te ulen e të mësojnë.

Ka me vete me dhjetra qytetarë që vidhen përditë nga taksat e rritura, nga energjia e shtrenjtuar, nga qeratë e shtrenjtuara, nga uji i shtrenjtuar, nga çmimet e tharta, nga sherbimet pa kulturë e me pagesa nën dorë.

Eshtë koha e opozitës sepse kjo qeveri nuk qeveris. Nuk po qeveris e nuk ka per te qeverisur ndonjëhere. Akoma tregon rritje ekonomike investimet e qeverive të drejtuara nga Berisha.

Eshtë koha e opozites pasi nuk ka zhvillim nuk ka investme. Opozita ka me vehte edhe të gjithe ata që duan kombin. Rama me ushtaret e tij në Prishtinë dhe Thaçi me ushtarët e tij në Tiranë desh e coptuan Kosoven.....

Aleatet po i ikin “Rilindjes” një e nga një. E jo vetëm aleatët politikë në qeversije por edhe aleatët europianë e më gjerë.

Prandaj edhe intelektualët ata që kanë mbetur akoma në Shqipëri janë me opozitën. Ne heshtje janë krah inistiavës së opozitës dhe lëvizjeve të saj.

Prandaj opozita duhet ti nxisë tu japë motiv që ta ngrenë zerin e të bertasin që të degjohen, deri në përplasje…

Takimet e deputetëve të opozitës nëpër qytetet problemtike me krimin nëpër Shqipëri po zhvillohen nëpr salla por nuk përjshtohet mundësia që këto takime të zhvillohen edhe nëpër bulevrade…që Ballajt me shokë të mos nxijnë më jeten e shqiptarëve por të tyren….

Pra është koha e opozitës.

E kur vjen koha, nuk duhet të ofrohen kompromise me pushtetin, por vetëm zgjidhje…..


 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco